• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
EMRI/ Caktohet drejtuesi i përkohshëm i Prokurorisë së Apelit të Durrësit
Home
Aktualitet
Drejtësi

EMRI/ Caktohet drejtuesi i përkohshëm i Prokurorisë së Apelit të Durrësit

24 January, 2022 F.autor Aktualitet, Drejtësi

Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka zhvilluar këtë hënë seancën plenare të radhës. Seanca u zhvillua në prani të dhjetë anëtarëve.

Ndërkohë Sandër Beci nuk ka qenë i pranishëm në këtë mbledhje, për arsye shëndetësore.

Bëhet me dije se Këshilli vendosu caktimin e përkohshëm të z. Moisi Duda në pozicionin e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Apelit Durrës, për një periudhë tremujore, nga data kur ky vendim hyn në fuqi.

Gjithashtu me shumicë votash nga Këshilli u vendos për zgjatjen e afatit me një periudhë tjetër tremujore, për pesë caktime të përkohshme, të cilat janë për z. Asllan Bajramaj, në pozicionin e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Përmet; të z. Aurel Zarka, në pozicionin e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë; të z. Kledian Llaho, në pozicionin e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë; të znj. Elidjana Kasa, në pozicionin e Prokurorit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Apelit Tiranë, dhe të z. Kujtim Basha, në pozicionin e Prokurorit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Apelit Durrës.

Njoftimi i plotë:Këshilli i Lartë i Prokurorisë zhvilloi sot mbledhjen plenare të radhës në praninë e 10 anëtarëve, në mungesë për arsye shëndetësore, të Sandër Beci.

Me shumicë votash, Këshilli vendosi për zgjatjen e afatit me një periudhë tjetër tremujore, për 5 (pesë) caktime të përkohshme, përkatësisht: të z. Asllan Bajramaj, në pozicionin e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Përmet; të z. Aurel Zarka, në pozicionin e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë; të z. Kledian Llaho, në pozicionin e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë; të znj. Elidjana Kasa, në pozicionin e Prokurorit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Apelit Tiranë, dhe të z. Kujtim Basha, në pozicionin e Prokurorit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Apelit Durrës.

Ndërkohë me 7 vota pro dhe 3 kundër (z. Gent Ibrahimi, znj. Nurihan Seiti dhe z.Sokol Stojani), Këshilli vendosi caktimin e përkohshëm të z. Moisi Duda, në pozicionin e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Apelit Durrës, për një periudhë tremujore nga data e hyrjes në fuqi të këtij vendimi.

Me propozimin e Komisionit të Vlerësimit të Veprimtarisë Etike dhe Profesionale, Këshilli vendosi të fillojë procedurat e verifikimit të pasurisë dhe figurës si dhe të caktojë me short relatorët për 22 kandidatët për magjistratë prokurorë, të cilët do të diplomohen nga Shkolla e Magjistraturës në vitin 2022, si më poshtë: Ajkuna Anxhaku, Alban Syri, Albulena Kuliçi, Alisa Spahja, Armida Kaçi, Besmira Vishe, Blerina Musabelliu, Denis Hyka, Denisa Plaku, Eni Çulli, Entela Hasmujaj, Esmeralda Basho, Griselda Haxhiaj, Iva Harka, Ledjana Shkurti, Leonard Suçi, Matilda Fetau, Matilda Peza, Ndriçim Halilaj, Redona Ndoni, Urim Kalia dhe Vasjana Postol.

Në përfundim të procesit të verifikimit, Këshilli i Lartë i Prokurorisë do të vendosë lejimin ose ndalimin e kandidatëve, të cilët do të diplomohen, për t’u emëruar më pas magjistratë prokurorë.

Me propozim të Komisionit për Zhvillimin e Karrierës, Këshilli i Lartë i Prokurorisë vendosi të miratojë shkallën e vlerësimit për secilin kriter të posaçëm, për kandidatët (z. Albert Kuliçi dhe z. Aurel Zarka) për pozicionin e Drejtuesit në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë dhe caktoi datën 03.02.2022, ora 11.00 për intervistat e tyre.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "FSHF E KTHYER NË AGJENSI SIGURIMSASH"/ Veliaj: Institucionet janë 20 vite me vonesë, Duka dhe mafia e tij...
Previous article VAZHDON TË JETË NË SHITJE/ Lazios i soset durimi me Muriqin, sulmuesi refuzon ofertën e klubit francez

F.autor

Postime të ngjashme

"PO NDËRTOJNË PARAJSË PRIVATE NË SHQIPËRI"/ Djali i Joe Biden sulmon familjen Trump dhe përmend projektin e Zvërnecit Aktualitet

"PO NDËRTOJNË PARAJSË PRIVATE NË SHQIPËRI"/ Djali i Joe Biden sulmon familjen Trump dhe përmend projektin e Zvërnecit

BULEVARDI I TEJMBUSHUR/ Mbyllet protesta në mbrotje të Zvërnecit. Thirrje për dorëheqje të Ramës dhe përplasje me policinë Aktualitet

BULEVARDI I TEJMBUSHUR/ Mbyllet protesta në mbrotje të Zvërnecit. Thirrje për dorëheqje të Ramës dhe përplasje me policinë

FOTOLAJM/ Jo vetëm të rinj, në protestën për Zvërnecin edhe fëmijë e bebe Aktualitet

FOTOLAJM/ Jo vetëm të rinj, në protestën për Zvërnecin edhe fëmijë e bebe

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT