Zjarret në disa fshatra të Delvinës kanë lënë pas pasoja të shumta ndër të cilat edhe djegia e 18 banesava dhe një kishë të vjetër.
Në lidhje me këto zjarre janë vënë në hetim 3 persona. Sipas policisë tre personat më datë 24 korrik, kanë ndezur zjarr rreth 02:00 të mëngjesit në një zonë të pyllëzuar në Kalasë. Personat janë identifikuar si 56-vjeçari Alfred Muçi, 60-vjeçari Dilaver Guga dhe 34-vjeçari Serjan Çepe.
Të dyshuarit po hetohen për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr, me pasoja të rënda për jetën dhe shëndetin e njerëzve”. Përveç djegies së banesava dhe kishës 200-vjeçare janë djegur edhe rreth 20 000 rrënjë ullinj dhe 200 koshere me bletë.


