• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
EMIGRIMI NË GJERMANI/ Ulet numri i të huajve, por rritet ai i ballkanasve
Home
Sociale

EMIGRIMI NË GJERMANI/ Ulet numri i të huajve, por rritet ai i ballkanasve

16 October, 2018 Isa.Autor Aktualitet, Sociale

Numri i përgjithshëm i emigrantëve në Gjermani ra në vitin 2017, por duke qenë një vend gjithnjë atraktiv, sidomos për qytetarët e BE-së, numri i të ardhurve nga Ballkani sërish shihet në rritje.

E megjithatë, emigrimi në Gjermani shihet në përgjithësi në rënie.

Në vitin 2017, në Gjermani kanë ardhur 416.000 njerëz më shumë se sa janë larguar. Sipas Zyrës Federale të Statistikave në Visbaden, ardhjes së 1,551 milionë vetëve i qëndron përballë një shifër tjetër, largimi i 1,135 milionë njerëzve.

Në vitin 2016 emigrimi në Gjermani shënonte po ashtu shifra të larta; 500.000 vetë më shumë të ardhur, krahasuar me ata që u larguan.

Ndër të huajt e ardhur në Gjermani numrin më të madh e përbëjnë qytetarët që vijnë prej vendeve të Bashkimit Europian, që janë 239.000 gjithsej.

Gjermaninë e synojnë më së shumti qytetarët rumunë (73.000), polakët (34.000), kroatët (33.000) dhe bullgarët (30.000).

Emigrantët e ardhur nga Ballkani

Vitin e kaluar, nga Kosova kanë ardhur gjithsej 8000 vetë. Sa i takon vitit 2016, të ardhurit nga Shqipëria rezultuan të ishin 26.000 vetë dhe në 2017-n ky numër u rrit me 1000 vetë.

Nga Serbia erdhën 6000 vetë, po kaq edhe nga Maqedonia.

Sa i takon atyre të ardhur nga vendet aziatike, janë regjistruar 140.000 vetë, ndërsa nga vendet europiane jashtë BE-së kanë ardhur 60.000 vetë dhe nga Afrika 35.000 emigrantë.

Ndërkohë, ka rënë ndjeshëm numri i të ardhurve nga Siria, Afganistani dhe Irani.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Big Mama ka gjetur një sheik? Këngëtarja tregon të vërtetën për lidhjen e përfolur (VIDEO)
Previous article "SI E VRAVA NIPIN PËR NJË QEN"/ Rrëfimi i xhaxhait VRASËS dje në gjykatë

Isa.Autor

Postime të ngjashme

EKZEKUTOHET SHQIPTARI NË BRUKSEL/ 41-vjeçari qëllohet me 8 plumba në një pallat pranë Parlamentit Europian (FOTO) Aktualitet

EKZEKUTOHET SHQIPTARI NË BRUKSEL/ 41-vjeçari qëllohet me 8 plumba në një pallat pranë Parlamentit Europian (FOTO)

AKUZAT/ SPAK jep pretencën për kryebashkiakun e Vaut të Dejës, ja sa vite burg kërkon për Kristjan Shkrelin Aktualitet

AKUZAT/ SPAK jep pretencën për kryebashkiakun e Vaut të Dejës, ja sa vite burg kërkon për Kristjan Shkrelin

E RËNDË/ Dy plagosje me thikë në Fushë-Krujë, dy ngjarje të ndara brenda pak orësh, një person në pranga dhe dy në kërkim Aktualitet

E RËNDË/ Dy plagosje me thikë në Fushë-Krujë, dy ngjarje të ndara brenda pak orësh, një person në pranga dhe dy në kërkim

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT