• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Emigrant në Zvicër ku të japin 70 mijë franga shpërblim? Dale djema dale, se dardha e paska bishtin prapa…
Home
Aktualitet
Reportazh

Emigrant në Zvicër ku të japin 70 mijë franga shpërblim? Dale djema dale, se dardha e paska bishtin prapa…

3 December, 2017 Redaktor1 Aktualitet, Reportazh

Zvicra ofron rreth 70.000 franga shpërblim për emigrantët që duan të vendosen në fshatra, por me disa kushte.

Në shikim të parë, Albinen duket si një fshat malor nga ndonjë album fotografish. Ai gjendet në një lartësi prej 1300 metrash, dhe shtrihet në një shpat malor që e rreh dielli. Në pamje të parë duket se në Albien çdo gjë është në rregull. Por problemi është se në këtë fshat jetojnë sot vetëm 241 vetë, dhe syresh vetëm 25 janë nën 20 vjeç.

Fshati Albinen

Për këtë arsye banorët e këtij fshati kanë nisur një nismë për të thithur banorë të rinj dhe kërkojnë që për këtë të zhvillohet një referendum. Sipas përfytyrimeve të banorëve të fshatit ata që vijnë të jetojnë në këtë fshat marrin një shpërblim në të holla. Kështu një familje katërvetëshe mund të marrë deri në 70.000 franga (rreth 60.000 euro). Për këtë nismë pritet të votohet në një referendum.

Ky lajm mori dhenë nga SHBA-ja në Meksikë, Spanjë, Kroaci, Vietnam e deri në Kinë. Pasi disa media bulevardeske shkruan për këtë ide, komuna e fshatit u bombardua prej rreth 3000 kërkesash me e-mail, sms, whatsapp apo facebook, tregon kryetari i komunës Beat Jost.

Dezinformim mediatik

Problemi në të gjithë këtë histori është se mediet e kanë pasqyruar projektin tonë në mënyrë të shtrembëruar, thotë Beat Jost, i cili është vetë gazetar. Kjo ka bërë që shumë njerëz që janë në kërkim të një perspektive të re jetese, të ëndërrojnë për të ardhur në fshatin tonë. Por fjala është për një nismë, e cila ende nuk është aprovuar nga referendumi.

Po ashtu në media nuk është shkruar as edhe shpërblimi lidhet me kushte te caktuara, kështu kush do të vijë duhet të jetë nën 45 vjeç. Po ashtu ata që përzgjidhen duhet të jetojnë të paktën 10 vjet në Albinen, ndryshe duhet ta kthejnë shpërbimin dhe të investojnë në fshat të paktën 200.000 franga (rreth 170.000 euro). Po ashtu duhet që të huajt që duan të vendosen në Albinen të kenë vizën C.

Pra nga 3000 prej atyre që kanë bërë deri tani kërkesë askush nuk i plotëson kushtet.

DW

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ÇUDIA E RRADHËS/ Kjo është këngëtarja shqiptare me famë botërore që nuk e çan kokën për kritikat e stilistëve (FOTO)
Previous article Fshatra të përmbytur dhe të lënë në harresë, presin ndihmë nga ajri

Redaktor1

Postime të ngjashme

PAMJET/ Pjesëmarrja në Bulevard si asnjëherë më parë që nga vitet ’90 Aktualitet

PAMJET/ Pjesëmarrja në Bulevard si asnjëherë më parë që nga vitet ’90

PROTESTA NË TIRANË/ I riu ngjitet në podium me qese me plehra në duar: Kam ardhur për t’ia sjellë Ramës nga Zvërneci, meqë qeveria nuk i mblodhi Aktualitet

PROTESTA NË TIRANË/ I riu ngjitet në podium me qese me plehra në duar: Kam ardhur për t’ia sjellë Ramës nga Zvërneci, meqë qeveria nuk i mblodhi

"O PLAK I LIGË..."/ Protestuesi mesazh të ashpër Ramës: Mos e detyro turmën të humbasë kontrollin Aktualitet

"O PLAK I LIGË..."/ Protestuesi mesazh të ashpër Ramës: Mos e detyro turmën të humbasë kontrollin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT