• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
EKZEKUTIMI PARA 5 VITESH NË FIER/ Si u masakrua biznesmeni i moshuar dhe u hodh në kosh. Dyshohet se ngacmonte…
Home
Aktualitet
Kronikë

EKZEKUTIMI PARA 5 VITESH NË FIER/ Si u masakrua biznesmeni i moshuar dhe u hodh në kosh. Dyshohet se ngacmonte…

16 October, 2020 s.autor Aktualitet, Kronikë

Pesë vite nga ngjarja që tronditi qytetin e Fierit, strukturat për Hetimin e Krimeve në këtë qytet kanë arritur të dokumentojnë me prova si ndodhi vrasja e 82-vjeçarit Novruz Likometaj duke u rikthyer sërish në dyshimet e para.

Më 22 Nëntor 2015, pronari i një agjencie udhëtimesh Novruz Likometaj u gjet i pajetë, i mbështjellë me një çarçaf dhe i hedhur në një kosh plehrash. Sipas policisë viktima ishte vrarë me një mjet prerës të fortë, ndërsa asokohe u raportua se kishte marrë dëmtime të forta në trup dhe në kokë.

Uniformat blu bëjnë me dije se në bashkëpunim dhe koordinim me Prokurorinë Fier u arrit sigurimi i provave ligjore dhe paraqitja e tyre në Gjykatë që kanë çuar në arrestimin e 43-vjeçarit Skënder Krasniqi, të cilin Gjykata e Fierit e ka lënë në burg me akuzën e vrasjes me paramendim.

Pak kohë pas ngjarjes, Krasniqi u arrestua për këtë ngjarje por u la sërish i lirë për mungesë provash. Ai ishte i dyshuar kryesor, pas konflikteve që kishte pasur viktimën tek i cili kishte dyshime se i ngacmonte të ëmën. Por para trupit gjykues ai i mohoi akuzat duke deklaruar se nuk kishte pasur dijeni për këto ngacmime.

“Jam i pafajshëm. Nuk kam vrarë asnjë njeri. Jam në rregull me veten time. Unë nuk isha në dijeni as të nënë sime, as për diçka tjetër. Nuk e kam vrarë unë dhe nuk di gjë për këtë. Nuk e kam takuar asnjëherë viktimën”, u shpreh Krasniqi në Gjykatë./

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "MË MUNGON..."/ Sot ditëlindja e Dritan Hoxhës, ja si e kujton Arbana Osmani (FOTO)
Previous article "BYROJA KOMBËTARE, GATI NË..."/ Aida Hajnaj: Kalojnë testimin logjik 403 kandidatë, vetëm 23 skualifikohen

s.autor

Postime të ngjashme

ZJARR MASIV NË PYLLIN E SINICËS NË DEVOLL/ 11 zjarrfikës dhe 3 punonjës pyjorë në terren Aktualitet

ZJARR MASIV NË PYLLIN E SINICËS NË DEVOLL/ 11 zjarrfikës dhe 3 punonjës pyjorë në terren

TJETËR AKSIDENT NË FIER/ Automjeti "merr para" një person me biçikletë Aktualitet

TJETËR AKSIDENT NË FIER/ Automjeti "merr para" një person me biçikletë

E RËNDË NË VELIPOJË/ I shpërtheu tubi i gazit në mjetin lundrues, 39-vjeçari pëson djegie në trup Aktualitet

E RËNDË NË VELIPOJË/ I shpërtheu tubi i gazit në mjetin lundrues, 39-vjeçari pëson djegie në trup

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT