• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“BYROJA KOMBËTARE, GATI NË…”/ Aida Hajnaj: Kalojnë testimin logjik 403 kandidatë, vetëm 23 skualifikohen
Home
Aktualitet
Kronikë

“BYROJA KOMBËTARE, GATI NË…”/ Aida Hajnaj: Kalojnë testimin logjik 403 kandidatë, vetëm 23 skualifikohen

16 October, 2020 s.autor Aktualitet, Kronikë

Nga 426 kandidatë për të qenë hetues të Byrosë Kombëtare të Hetimit, vetëm 23 janë skualifikuar gjatë testimit logjik që u mbyll dy ditë më parë. Kandidatët e kualifikuar në Testin e Arsyetimit Logjik në datat 19.10.2020 – 22.10.2020 do t’i nënshtrohen Testit të Aftësive Fizike, që do të zhvillohet në ambientet e Repartit Special RENEA, në Yzberisht.

hajnaj

Për shkak të numrit të lartë të kandidatëve të kualifikuar, testimi do zhvillohet si vijon: datë 19.10.2020, do paraqiten për testim kandidatët që janë në listë, me numër rendor 1 deri në 100; datë 20.10.2020, do paraqiten për testim kandidatët që janë në listë, me numër rendor 101 deri në 201; datë 21.10.2020, do paraqiten për testimin kandidatët që janë në listë, me numër rendor 202 deri në 302; datë 22.10.2020, do paraqiten për testim kandidatët që janë në listë me numër rendor 303 deri në 403.

Kandidatët në ambientet e Repartit Special RENEA duhet të paraqiten në orën 08:00. Kandidatët do të jenë të pajisur me maska për sigurinë shëndetësore të tyre, ndaj pasojave të infeksionit COVID – 19. “Merrni atlete dhe veshje sportive të përshtatshme për vrapim, si edhe pije freskuese. Kandidatët para fillimit të Testit të Aftësive Fizike do të regjistrohen duke paraqitur një dokument identifikimi me fotografi (pasaportë ose kartë identiteti).

Dokumenti i identifikimit do të krahasohet me gjeneralitetet e parashikuara në listën emërore. Kandidatët, para se të marrin pjesë në test, do të dorëzojnë te Komisioni i Përzgjedhjes Raportin Mjekësor nga specialisti kardiolog, që vërteton që janë të aftë fizikisht për të marrë pjesë në këtë test pa rrezikuar për infarkt kardiak ose komplikacione kardiovaskulare”, thuhet në njoftimin e BKH.

Ndërkohë, dy ditë më parë, drejtoresha e BKH-së, Aida Hajnaj, tregoi për “Top Channel” se BKH do të jetë gati në janar: “Janë disa faza që duhet të kalojnë deri sa të arrijmë në fazën që të marrim 60 hetuesit dhe mendojmë se deri nga fundi i dhjetorit duhet të jenë të përfunduara të gjithë fazat që duhet të kalojnë. Me parashikime, ne mendojmë dhe duam që në janar të fillojë puna e BKH”, u shpreh Hajnaj

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article EKZEKUTIMI PARA 5 VITESH NË FIER/ Si u masakrua biznesmeni i moshuar dhe u hodh në kosh. Dyshohet se ngacmonte...
Previous article MOTI I KEQ/ Situata në durrës normale, po punohet për për pastrimin e shkollës "Met Hasa" nga "llumi" (PAMJET)

s.autor

Postime të ngjashme

ZJARR MASIV NË PYLLIN E SINICËS NË DEVOLL/ 11 zjarrfikës dhe 3 punonjës pyjorë në terren Aktualitet

ZJARR MASIV NË PYLLIN E SINICËS NË DEVOLL/ 11 zjarrfikës dhe 3 punonjës pyjorë në terren

TJETËR AKSIDENT NË FIER/ Automjeti "merr para" një person me biçikletë Aktualitet

TJETËR AKSIDENT NË FIER/ Automjeti "merr para" një person me biçikletë

E RËNDË NË VELIPOJË/ I shpërtheu tubi i gazit në mjetin lundrues, 39-vjeçari pëson djegie në trup Aktualitet

E RËNDË NË VELIPOJË/ I shpërtheu tubi i gazit në mjetin lundrues, 39-vjeçari pëson djegie në trup

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT