• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
EKZEKUTIMI ME 30 PLUMBA I TË FORTIT NË SHKODËR/ Publikohet VIDEO, momenti kur autori zbret nga makina dhe…
Home
Aktualitet
Kronikë

EKZEKUTIMI ME 30 PLUMBA I TË FORTIT NË SHKODËR/ Publikohet VIDEO, momenti kur autori zbret nga makina dhe…

15 February, 2021 s.autor Aktualitet, Kronikë

Është publikuar video e ekzekutimit me 30 plumba të Ritvan Ramazanit, i njohur ndryshe edhe si i “forti” të Shkodrës, ngjarje e ndodhur më 28 nëntor të vitit të kaluar.

Në filmime duket momenti ku, Duel Mehmedaj, zbret nga një “Benz-Mercedes”, ngjyrë të zezë me targë AA 259 BA dhe në duar mban një kallashnikov, ku fillon të qëllojë në drejtim të Ramzanit, i cili ndodhej në timonin e automjetit tip “BMW X5”.

Sipas pamjeve filmike por dhe dëshmisë së dhënë në polici nga Milkjor Gjoka, i pari që ka qëlluar me një pistoletë “TT”, ka qënë Ritvan Ramzani dhe më pas ka zbritur nga makina dhe është kundërpërgjigjur me “lumë” plumbash kallashnikovi, Duel Mehmedaj.

Kamerat e sigurisë të një karburanti pranë vendin të ngjarjes, kanë sjellë dokumentimin e plotë të dinamikës së krimit, ku tregohet qartë se Duel Mehmedaj, fillimisht ka hapur zjarr në pozicion ballor, ndërsa menjëherë pozicionohet në pjesën e pasme të shoferit nga ana e majtë, ku në një distancë rreth 1 metër, ka vijuar të qëllojë me breshëri në drejtim të Ridvan Ramazanit, duke e lënë të vdekur në vend.

Duel Mehmedaj, shfaqet shumë i qetë pas kryerjes së krimit, ku kthehet drejt makinës që drejtohej nga vëllai i tij Hydajet Mehmedaj, duke ia bërë me dorë këtij të fundit që të largohet se bashku me shokun e tij, Milkjor Gjoka.

Sipas policisë Mehmedaj, ka qëlluar plot 30 plumba. Pas kësaj skene, Duel Mehmedaj, është larguar në këmbë me kallash në duar, duke hyrë në ambjentet e karburantit dhe kërcënuar dy punonjësit, që të mos tregonin asgjë në polici, për çfarë kishin parë.

Tashmë kur kanë kaluar dy muaj e gjysëm nga ngjarja e rëndë, autori i krimit Duel Mehmedaj dhe vëllai i tij Hydajet Mehmedaj, vijojnë të jenë në kërkim nga policia, ndërkohë dyshimet janë se të dy mund të jenë larguar në Malin e Zi.

Personi i vetëm që ndodhet në burg është shoku i tyre, Milkjor Gjoka, i cili nuk ka pranuar autorësinë e krimit, duke treguar se një nga plumbat e qëlluar nga Ritvan Ramazani, për pak sa nuk i kishte marë jetën, pasi kishte depërtuar në xhamin e parë të makinës dhe ishte ngulur në kabinë.

Ngjarja mes vëllezërve Mehmedaj dhe Ritvan Ramazanit, ndodhi për shkak të një konflikti banal mes djalit të Ridvanit, Elhad Ramaznit dhe Hydajet Ramazanit, i cili mëngjesin e 28 nëntorit 2020, së bashku me Milkjor Gjokën, po ktheheshin nga fshati Fishtë, ku kishin blerë pula deti.

Dëshmia

Në dëshminë e tij të dhënë në polici, Gjoka tregon se:“…Elhadi ishte duke bërë debat me një person të moshuar, pasi i kishte gërvishtur makinën tip benz dhe po e shante.

Në këtë moment zbresim nga makina unë dhe Hydajeti, ku unë shkova për ti ndarë, duke marë për krahu Elhadin dhe i thashë: “…hajde këtej se është marre, me të pa kush duke bërë debat me pleqtë…”. Kurse Hydajeti i tha:“…ik o legen, mos u merr me këtë burrin plak…”. Ndërkohë Elhadi hipi në makinë dhe duke ecur nxorri kokën nga xhami i makinës dhe tha: “…hajde se po shihena më vonë…”, duke na sharë nga robtë e shtëpisë…“.

Pas këtij moment të dyja palët shkuan në banesat e tyre, duke rrëmbyerë armët dhe dalë në fshatin Dajç të Shkodrës, ku babai i Elhadit, Ritvan Ramazani është përplasur me armë me dy vëllezërit Mehmedaj./ Ora News

Publikohet video e ekzekutimit me 30 plumba e të fortit të

Publikohet video e ekzekutimit me 30 plumba e të fortit të

Publikohet video e ekzekutimit me 30 plumba e të fortit të

Publikohet video e ekzekutimit me 30 plumba e të fortit të

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "KA QENË SHUMË ZHGËNJYESE..."/ Aulona Musta flet për herë të parë për “sherrin” me Arbana Osmanin
Previous article HUMBI ZGJEDHJET NË KOSOVË/ Isa Mustafa jep dorëheqje si kryetar i LDK

s.autor

Postime të ngjashme

DHUNIMI I EDI KUÇIT NË TIRANË/ Shoqërohet në polici Jozefin Marku dhe një tjetër person Aktualitet

DHUNIMI I EDI KUÇIT NË TIRANË/ Shoqërohet në polici Jozefin Marku dhe një tjetër person

ORË TMERRI NË HIMARË/ Disa banesa të shkrumbuara gjatë natës. Nis ndërhyrja nga ajri për fikjen e zjarrit, situata tejet problematike Aktualitet

ORË TMERRI NË HIMARË/ Disa banesa të shkrumbuara gjatë natës. Nis ndërhyrja nga ajri për fikjen e zjarrit, situata tejet problematike

AKSIDENT I RËNDË NË AKSIN RRUGOR ELBASAN-CËRRIK/ Humb jetën 31-vjeçari! Motori doli nga rruga dhe u përplas me bordurat, zbulohet shkaku Aktualitet

AKSIDENT I RËNDË NË AKSIN RRUGOR ELBASAN-CËRRIK/ Humb jetën 31-vjeçari! Motori doli nga rruga dhe u përplas me bordurat, zbulohet shkaku

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT