• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 20 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

20 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
EKZEKUTIMI I LAMES DHE SALIUT/ Përfundon dëshmia e Luftar Reçit, ja çfarë vendosi Gjykata
Home
Aktualitet
Kronikë

EKZEKUTIMI I LAMES DHE SALIUT/ Përfundon dëshmia e Luftar Reçit, ja çfarë vendosi Gjykata

20 March, 2023 s.autor Aktualitet, Kronikë

Ka përfunduar dëshmia e “bashkëpunëtorit” të drejtësisë Luftar Reçit në lidhje me vrasjen e Vajdin Lames dhe Klodian Saliut, ngjarje kjo e ndodhur 18 vite më parë. Gjykata vendosi të shtyjë seancën më 3 prill për t’i dhënë kohë avokatëve që ta marrin në dispozicion audion e seancës së sotme për t’i ballafaquar me deklarimet e dhëna gjatë fazës hetimore.

Nga burgu i Drenovës ku vuan dënimin, Reçi u transportua drejt GJKKO nën masa të rrepta sigurie pasi kërkesa e tij për të dëshmuar me skype nuk u pranua.

Me kërkesë të SPAK, trupi gjykues vendosi që seanca të mbahet me dyer të mbyllura, me argumentin se cenohet siguria e dëshmitarit dhe në të njëjtën kohë mund të bëhen të dhëna publike që mund të cenojnë procesin.

Gazetari i ABC News, Ermal Vija raporton e Luftar Reçi ka treguar detaje mbi vrasjet e mësipërme, por pavarësisht kësaj, janë ngritur dyshime se ka gënjyer në deklarimet e tij.

“Ai ka përmendur vrasjen e Klodian Saliut dhe se këtë e ka bërë me porosi të Lulzim Berishës, ndërsa të implikuar janë përmendur Plaurent Dervishaj dhe Indrit Taullai. Ai ka treguar me detaje edhe përgatitjet e këtij atentati. Ai po ashtu ka treguar edhe vendosjen e një sasie tritoli të vendosur në ashensorin ku mbeti i vrarë Vajdin Lames dhe mikut i tij, Artan Arsi. Avokatet mbrojtës do kenë të drejtë të dëgjojnë dëshminë në seancën e sotme. Edhe në ditën e sotme ka pasur mospërputhje në deklarimet e Reçit”, tha ai.

Të pandehur për këto dy vrasje janë marrë, Viktor Ymeri, Emilajno Shullazi, Plaurent Dervishaj, Lulzim Berisha, Indrit Rusi, Indrit Taullai dhe Luftar Reçi.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ARRIHET MARRËVESHJA/ Gjigandi bankar zviceran UBS ble bankën rivale Credit Suisse
Previous article MARRËVESHJA KOSOVË-SERBI/ Kurti raporton në Kuvend për takimin në Ohër

s.autor

Postime të ngjashme

TEMPERATURAT SHTOJNË VIROZAT/ Mjekët: Më të rrezikuarit të sëmurët dhe fëmijët Aktualitet

TEMPERATURAT SHTOJNË VIROZAT/ Mjekët: Më të rrezikuarit të sëmurët dhe fëmijët

DOSJA/ Mbledhje “pune” në disa vende të botës, dalin fotot e takimeve të Artur Shehut për pazaret e drogës në Monako dhe Majorka Aktualitet

DOSJA/ Mbledhje “pune” në disa vende të botës, dalin fotot e takimeve të Artur Shehut për pazaret e drogës në Monako dhe Majorka

VIDEOLAJM/ Shmanget tragjedia në gjirin e Llamanit! I riu bie nga gomonia në det e dëmton këmbë Aktualitet

VIDEOLAJM/ Shmanget tragjedia në gjirin e Llamanit! I riu bie nga gomonia në det e dëmton këmbë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT