• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 20 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

20 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ARRIHET MARRËVESHJA/ Gjigandi bankar zviceran UBS ble bankën rivale Credit Suisse
Home
Nderkombetare

ARRIHET MARRËVESHJA/ Gjigandi bankar zviceran UBS ble bankën rivale Credit Suisse

20 March, 2023 s.autor Botë, Nderkombetare

Gjigandi bankar zviceran, Union Bank of Switzerland, UBS, ra dakord të blejë bankën rivale Credit Suisse, e cila përballet me vështirësi finanicare. Marrëveshja mes dy bankave erdhi pas bisedimeve urgjente që synonin të shpëtonin nga falimentimi, bankën e tronditur rëndë, kur tregjet u rihapën të hënën.

Dy bankat e mëdha në vendin e pasur malor, i famshëm për sistemin bankar, kanë qenë në bisedime përgjatë gjithë fundjavës.

Presidenti i Zvicrës Alain Berset tha se qeveria kishte besim se blerja ishte “zgjidhja më e mirë” për të “rikthyer besimin” e humbur në tregun financiar.

“Gjatë këtyre ditëve të fundit, tregjet financiare janë përballur me paqëndrueshmëri të forta, kjo ka destabilizuar bankat më të pambrojtura, siç është rasti i bankës Credit Suisse. Dhe pavarësisht sasisë të mjaftueshëm të kapitalit, tregjet financiare kanë humbur besimin e tyre te Credit Suisse”, tha Alain Berset , President i Zvicrës

Autoritetet zvicerane nxitën bankën UBS të blinte rivalen e saj më të vogël, pasi një plan i Credit Suisse për të marrë një hua prej 54 miliardë dollarësh nuk arriti të qetësonte investitorëve dhe klientët e bankës.

Aksionet e bankës Credit Suisse dhe bankave të tjera u tronditën fort këtë javë pas falimentimit të dy bankave në Shtetet e Bashkuara, që ngritën shqetësime edhe për institucione të tjera potencialisht të dobëta në sistemin botëror financiar.

Banka Credit Suisse, një prej shtyllave të sistemit bankar zviceran, u shemb me shpejtësi. Sipas analistëve, shumë prej problemeve të bankës, ishin unike të sajat dhe ndryshonin nga problemet që çuan në falimenimin e dy bankave amerikane. Credit Suisse ishte përballur me një sërë vështirësish vitetet e fundit, investime të gabuara, që rezultuan me humbje, si dhe ndryshime të shumta të drejtuesve të saj.

Credit Suisse renditet mes 30 institucioneve financiare të njohura si banka të rëndësishme globale dhe autoritetet u shqetësuan mbi pasojat që do të shkaktonte falimentimi i mundshëm i saj.

Drejtuesit e bankës UBS thanë se në muajt dhe vitet e ardhshëm planfikojnë të shesin pjesë të aksioneve të bankës Credit Suisse, ose të ulin madhësinë e saj.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TËRMETI KATASTROFIK/ BE do të ndajë 1 mld euro për rindërtimin e Turqisë pas goditjes shkatërrimtare
Previous article EKZEKUTIMI I LAMES DHE SALIUT/ Përfundon dëshmia e Luftar Reçit, ja çfarë vendosi Gjykata

s.autor

Postime të ngjashme

COVID-19/ SHBA publikon dokumente sekrete, zbulon lidhjet e kërkimeve në Wuhan me Anthony Faucin Botë

COVID-19/ SHBA publikon dokumente sekrete, zbulon lidhjet e kërkimeve në Wuhan me Anthony Faucin

RRITEN TENSIONET SHBA-IZRAEL/ Uashingtoni kërkon ndaljen e operacioneve në Liban Botë

RRITEN TENSIONET SHBA-IZRAEL/ Uashingtoni kërkon ndaljen e operacioneve në Liban

TENSIONET/ Izraeli dhe Hezbollahu bien dakord për armëpushim Botë

TENSIONET/ Izraeli dhe Hezbollahu bien dakord për armëpushim

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT