Policia e Tiranës pas arrestimit të 22-vjecarit Sebastiano Mali shoqëron edhe 2 të rinj nga Shkodra. Dy të shoqëruarit janë identifikuar pas verifikimeve që policia ka bërë në mjetet e përdorura nga autorët e dyshuar të cilat rezultojnë të dhëna me qira. Nga kontrolli i banesave të tyre policia ka sekuestruar dhe armë.
Sigurohet dëshminë e 22-vjecarit Sebastiano Mali. Mësohet se fillimisht Mali nuk ka pranuar të ketë lidhje me vrasjen e 40-vjeçarit Hekuran Billa. Ai ka thënë se prej muajsh jeton në zonën e ish-klubit partizani në Tiranë. Kishte marrë një mjet “BMË” X6 me qira. I pyetur për lëvizjet e tij në zonën e krimit nuk ka pranuar që e ka gjurmuar viktimën por se ka qenë në zonë për qejf
Makinat e përdorura nga Viktor Marku e Sebastjano Mali kanë qenë të marra me qira në Shkodër nga familjarë të Sebastjanos.


