• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 26 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

26 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
EKZEKUTIMI I BIZNESMENIT/ Detajet e reja: Zbulohet e kaluara e errët e “Nardit të Bujtinave” (FOTO)
Home
Breaking News

EKZEKUTIMI I BIZNESMENIT/ Detajet e reja: Zbulohet e kaluara e errët e “Nardit të Bujtinave” (FOTO)

22 March, 2019 k.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Të tjera detaje mësohen në lidhje me biznesmenin Ferdinad Polia të ekzekutuar pasditen e së martës në Grudë të Shkodrës. I kthyer prej disa vitesh në vendlindje për t’ju përkushtuar turizmit malor, aty ku kishte edhe një bujtinë, Ferdinandi duket të ketë lënë pas një të shkuar problematike.

Gjatë kohës që ka qenë emigrant në Itali, referuar asaj që shkruajnë mediat italiane ai është akuzuar për pjesëmarrje në një grup që trafikonte kokainë por edhe vjedhje.

Ai është arrestuar në vitin 2010-të në kuadër të operacionit “Treviso cleaning” si pjesë e një grupi shpërndarësish kokaine në lokalet e Trevisos por edhe Venecias. Një vit më vonë në 2011 Polia 24 vjeçar u dënua me 4 vite burg. Mediat raportojnë se në atë kohë, banda pjesë e së cilës ishte kishte arritur të fitonte nga shitja e kokainës deri në 800 mijë euro. Në rastet kur klientet femra nuk kishin para, në këmbim pranohej dhe kryerja e marrëdhënies seksuale

Në një rast grupi kishte arritur të fuste në kurth një vajzë 17 vjeçe në Trevizo, madje i kishin kërkuar asaj që t’u prezantonte shoqe të virgjëra. Në total, si pjesë e grupit u arrestuan 12 persona, ku gjysma e tyre ishin shqiptarë. Por, ndërkohë që ndodhej në burg, hetuesit italianë zbuluan dhe disa ngjarje të tjera, ku Polia ishte përfshirë. Përveç trafikut të drogës, ai kryente edhe vjedhje.

Me tu kthyer në Theth në vitin 2015-të, ai u kthyer në një nga njerëzit më të dashur për zonën, madje u bë edhe pjesë e administratës shtetërore, duke u emëruar administrator i Zonave të Mbrojtura në Parkun Kombëtar të Thethit.

Në vitin 2017-të rezulton të jetë proceduar penalisht në gjendje të lirë bashkë me kryeplakun e Thethit, për shkak se polica konstatoi një parcelë me kanabis në këtë zonë. Megjithatë reputacioni që kishte në zonë, si një njeri që punonte për të mirën e komunitetit vijon të jetë i fortë edhe sot.

Policia e Shkodrës po heton për të kaluarën e tij si një nga pistat për vrasjen, por nuk përjashtohen as konflikte të reja ku biznesmeni 35-vjeçar mund të jetë përfshirë. Kujtojmë që ditën kur u ekzekutua ai sapo kishte dalë nga një servis në zonën e Grudës, aty ku kishte çuar Fuoristradën e tij për tu lyer. Autori që i kishte zënë pritë pasi e qëlloi për vdekje dogji motorçikletën pak metra larg vendit të ngjarjes dhe u zhduk.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ASPIRINË APO IBUPROFEN? Ky është dallimi dhe kur duhet të përdoret secila
Previous article SPALLETTI - ICARDI/ Marrëdhënia mes tyre është akoma e acartë

k.autor

Postime të ngjashme

NJË MUAJ NGA ZHDUKJA E INXHINJERIT SHQIPTAR/ Familja përsërit apelin: S’ka konfirmim për vdekjen, na ndihmoni që ta gjejmë! Aktualitet

NJË MUAJ NGA ZHDUKJA E INXHINJERIT SHQIPTAR/ Familja përsërit apelin: S’ka konfirmim për vdekjen, na ndihmoni që ta gjejmë!

E PËSON KEQ/ Plagosi me thikë një adoleshent, kapet pas disa orësh 23-vjeçari Aktualitet

E PËSON KEQ/ Plagosi me thikë një adoleshent, kapet pas disa orësh 23-vjeçari

"SHQIPËRIA OFRON MBËSHTETJE SHTESË..."/ Bordi i Paqes në Gaza njofton marrëveshjen Aktualitet

"SHQIPËRIA OFRON MBËSHTETJE SHTESË..."/ Bordi i Paqes në Gaza njofton marrëveshjen

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT