• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 26 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

26 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
EKZEKUTIMI I BIZNESMENIT/ Dëshmia e mikut: Tentativa për të ndalur vrasësin e Nardit
Home
Breaking News

EKZEKUTIMI I BIZNESMENIT/ Dëshmia e mikut: Tentativa për të ndalur vrasësin e Nardit

22 March, 2019 k.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Detaje të reja janë zbuluar lidhur me dinamiken e vrasjes se 32-vjeçarit Nard Polia në Shkodër, pasditen e 20 marsit. Në momentin kur u qëllua me 20 plumba, Nard Polia ndodhej në Fouristradën e tij, të cilën sapo e kishte nxjerrë nga servisi në Grudë bashkë me punonjësin e servisit, Xhovani Mirashi.

Ky i fundit ndodhej në sediljen e pasagjerit dhe i ka shpëtuar mrekullisht plumbave, pasi autori duket se kishte objektiv vetëm 32 vjeçarin. Menjëherë pas vrasjes, Xhovan Mirashi është shoqëruar në polici dhe atje ka treguar gjithçka kishte ndodhur.

Dëshmitari ka treguar se pasi është qëlluar Nard Polia, u frikësua se do ta qëllonin edhe atë. Ka zbritur nga Fuoristrada dhe teksa vrasësi nxitonte të largohej nga vendi i ngjarjes me motorin e tij, ka bërtitur me gjithë fuqinë “e vrau, e vrau!”. Fare pranë vendit të vrasjes është edhe servisi i makinave, nga ku i vëllai ka dëgjuar të bërtiturën e Xhovanit dhe ka dalë menjëherë në rrugë.

Ndërkohë autori hipi në motorin e tij tip “T Max: dhe u largua me shpejtësi.

Vëllai i Xhovanit është munduar ta ndjekë autorin me makinë për ta rrëzuar dhe për ta ndaluar. Por motori ka devijuar rrugën duke u futur në një segment ku makina nuk mund të kalonte. Në këtë mënyrë autori i krimit është larguar nga rruga dytësore e fshatit Hot, ka dalë tek vendi i quajtur Vinoteka dhe nga aty tek ura e Mesit ku dogji motorin. Policia mendon se autori mund të jetë larguar me një mjet me karroceri në drejtim të fshatit Bardhaj, por ky është thjesht një dyshim.

Policia e Shkodrës i ka përqendruar hetimet tek ngjarjet e ndodhura në Itali para 9 vitesh, kur Nard Polia ndodhej aty si emigrant. Në vitin 2011, 32 vjeçari, është arrestuar bashkë me 7 persona të tjerë, i dyshuar për trafik kokaine, shfrytëzim prostitucioni dhe vjedhje me dhunë, duke u dënuar me 4 vite burg. Policia i ka dërguar një kërkesë Interpolit të Italisë për informacion mbi aktivitetin e tij kriminal, lidhjet me personat e arrestuar apo edhe me grupe të tjera kriminale të dyshuar, për të zbuluar ndonjë konflikt të mundshëm. E vetmja pistë për momentin mbeten ngjarjet e Italisë duke qenë se në Shkodër nuk raportohet për ndonjë konflikt apo marrëdhënie kontradiktore.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PSE MARRËDHËNIET TOKSIKE ZGJASIN MË SHUMË? Zbuloni 6 arsyet që duhet t’i dijë çdokush
Previous article "LEKU LETËR"/ Dalin pamjet nga jahti luksoz i Gjikos (FOTO)

k.autor

Postime të ngjashme

NJË MUAJ NGA ZHDUKJA E INXHINJERIT SHQIPTAR/ Familja përsërit apelin: S’ka konfirmim për vdekjen, na ndihmoni që ta gjejmë! Aktualitet

NJË MUAJ NGA ZHDUKJA E INXHINJERIT SHQIPTAR/ Familja përsërit apelin: S’ka konfirmim për vdekjen, na ndihmoni që ta gjejmë!

E PËSON KEQ/ Plagosi me thikë një adoleshent, kapet pas disa orësh 23-vjeçari Aktualitet

E PËSON KEQ/ Plagosi me thikë një adoleshent, kapet pas disa orësh 23-vjeçari

"SHQIPËRIA OFRON MBËSHTETJE SHTESË..."/ Bordi i Paqes në Gaza njofton marrëveshjen Aktualitet

"SHQIPËRIA OFRON MBËSHTETJE SHTESË..."/ Bordi i Paqes në Gaza njofton marrëveshjen

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT