• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 22 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

22 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
EKZEKUTIMI I 34-VJEÇARIT NË LUSHNJE/ Bledar Muçaj ishte duke pirë kafe me kunatin kur u qëllua për vdekje
Home
Aktualitet
Kronikë

EKZEKUTIMI I 34-VJEÇARIT NË LUSHNJE/ Bledar Muçaj ishte duke pirë kafe me kunatin kur u qëllua për vdekje

24 August, 2021 Delo.autor Aktualitet, Kronikë

Vijojnë të dalin të tjera detaje nga ngjarja e rëndë që u regjistrua mbrëmjen e djeshme në Lushnje, ku u ekzekutua me armë zjarri në lokalin e tij, 34-vjeçari Bledar Muçaj.

Bëhet me dije se Muçaj ka qenë duke pirë kafe me kunatin e tij, Judin Velo, i cili mbeti i plagosur.

Po ashtu plumbat kapën edhe Ervis Tafën, Sara Liçin, 24 vjeç, Eksara Saulin 26 vjeç dhe Majlinda Gjylin 66 vjeçe, të cilët fatmirësish ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Autorët dyshohet se kanë qenë 2, ku njëri ka zbritur nga makina tip Golf me ngjyrë të zezë dhe ka qëlluar të paktën rreth 20 herë me breshëri kallashnikovi drejt lokalit ku ishte ulur shënjestra. Plumbat dyshohet se i kanë kapur rastësisht 5 të plagosurit. E gjithë kjo skenë ka ndodhur ndërsa lokali ka qenë i mbushur me njerëz, përfshirë gra, të cilët janë tmerruar teksa po konsumonin kafe.

Pas atentatit është gjetur një makinë e djegur poshtë urës së Rrogozhinës në Lushnje, që dyshohet se është e atentatorëve të Bledar Muçës. Atentatorët janë ndihmuar nga persona të tjerë për t’u larguar.

Nuk ka ende informacione nëse viktima ka qenë person problematik apo i përfshirë në ngjarje kriminale më parë, ndërsa policia vijon punën për identifikimin e autorëve.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SFIDA NDAJ GETAFES/ Ylli Manaj “trullos” Umtitin dhe dhuron sërish spektakël në stërvitjen e Barcelonës (VIDEO)
Previous article PUBLIKON PAMJET NGA SHKODRA/ Rama: Do të bëjmë me patjetër gjana t'bukra në Mandatin e Tretë (VIDEO)

Delo.autor

Postime të ngjashme

TENSIONE PARA BASHKISË SË DURRËSIT/ Banorët e Nishtullës në protestë për mungesën e bonusit të strehimit Aktualitet

TENSIONE PARA BASHKISË SË DURRËSIT/ Banorët e Nishtullës në protestë për mungesën e bonusit të strehimit

ZBARDHEN DETAJE/ Si e plagosi 30-vjeçari gruan me thikë? E qëlloi në krah dhe bark... Aktualitet

ZBARDHEN DETAJE/ Si e plagosi 30-vjeçari gruan me thikë? E qëlloi në krah dhe bark...

PËRGJEGJËSI I OSHEE KAPET ME MAKINA TË VJEDHURA/ Arrestohet për hetim në lidhje me ngajrje kriminale... Aktualitet

PËRGJEGJËSI I OSHEE KAPET ME MAKINA TË VJEDHURA/ Arrestohet për hetim në lidhje me ngajrje kriminale...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT