Kryeqyteti është tronditur sot nga një atentat me armë zjarri, ku viktimë ka ngelur një 64-vjeçar. Policia e Shtetit ka dhënë detaje rreth vrasjes së shtetasit Memli Begalla nga Progonati i Tepelenës, i cili u gjet i shtrirë në trotuar më rrugën ‘Nikolla Tupe’, në zonën e ish-Bllokut.
Viktima, që më parë kishte emrin Afrim Begalla, pronar i një pikë shitje gomash në zonën e Yzberishit në autostradë. Po ashtu ai kishte edhe një biznes në qendër të Tiranës.
Burimet thonë se Begalla ka jetuar më parë në Zvicër, gjë që e lidh akoma më shumë historinë e ndryshimit të emrit të tij me të shkuarën që i sollën vdekjen sot.
Policia ende po punon për zbardhjen e ngjarjes, ndërkohë që ka shoqeruar 3 persona, dy prej të cilëve janë djemtë e viktimës.
/AlpeNews.al/


