• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Arkitekture
  • Art
  • Kinematografi
  • Muzikë
  • Trashegimi
EKSPOZITA/ “TASO”, një ekspozitë me gjetje unikale nga Gazmend Leka
Home
Kulturë
Art

EKSPOZITA/ “TASO”, një ekspozitë me gjetje unikale nga Gazmend Leka

16 November, 2017 Redaktor1 Art, Kulturë

Piktori Gazmend Leka çeli sot në galerinë e artit FAB ekspozitën personale me 21 tablo pikture “Taso”. Një ekspozitë që sipas tij, ngjan si një letër e gjatë, që ia dërgon mikut të tij, piktorit të njohur Anastas Kostandini.

“E titullova ekspozitën personale me emrin “Taso”, sepse unë ia kushtoj një mikut tim piktor, Anastas Kostandini”.

Fjala Taso është shkurtim i emrit të tij dhe ai e  përdor këtë dhe si një emër artistik. “Unë doja që njerëzit mos ta hiqnin nga vëmendja e tyre emrin Taso, duke shkuar direkt tek personazhi. Unë e bëra këtë cikël me piktura, sepse ekspozitën e konsiderova si një letër që miku ia dërgon mikut të tij. Dhe një letër e gjatë me 21 faqe, sepse unë kam vendosur 21 piktura”, pohoi piktori i njohur Gazmend Leka. Ekspozita personale e Lekës u kuruar nga Ermir Hoxha  në galerinë e artit FAB. Sipas tij, është si një letër nostalgjie për vitet që të dy artistët kanë kaluar bashkë me studimet dhe krijimtarinë dhe kjo duke nisur që në Lice. “Një jetë të zakonshme dhe krijimtarie, që nga atelietë e Liceut e deri në momentet e fundit ku ne takohemi shpeshherë në Pogradec dhe flasim për eksperiencat tona. Megjithëse tërë jetën time unë jam marrë me simbolin, e zgjodha Tason si një personazh simbol për artistin “par excellence”, sepse ai përmbledh në veten e tij artistin, i cili edhe pse jeton në një provincë, me fuqinë e tij ka aftësinë që periferinë ta kthejë në qendër, ashtu si dikur bënte për letrat shqipe Mitrush Kuteli dhe Lasgush Poradeci”, tregon piktori Leka.

Sipas tij, piktori Taso përveç vlerave artistike i ka treguar atij dhe atë pjesë të bukur të Shqipërisë që është në Pogradec dhe rreth tij. “Përveçse unë kam një lloj adhurimi për jetën e tij artistike, ai ka dhe një vlerë tjetër që unë e kam personale, sepse atë copëz Shqipërie që është Pogradeci, Voloreku, Tushemishti, unë dashurinë e parë për atë vend e kam marre nga Taso, sepse jam mësuar me pikturat e tij që kur ka qenë në Lice”, tha Leka.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article (Video) Drake ndalon koncertin në Sidney, i kërkon një fansi të largohet
Previous article Loja Super Mario Run së shpejti një film

Redaktor1

Postime të ngjashme

"SONTE DO TË DARKOJMË NË SHTRAT"/ Shfaqet në Teatrin "Zihni Sako" Kulturë

"SONTE DO TË DARKOJMË NË SHTRAT"/ Shfaqet në Teatrin "Zihni Sako"

PROFILI/ U shua në moshën 84-vjeçare, kush ishte Birçe Hasko, aktori që luajti në mbi 30 filma Kulturë

PROFILI/ U shua në moshën 84-vjeçare, kush ishte Birçe Hasko, aktori që luajti në mbi 30 filma

ARTI NË ZI/ Shuhet Birçe Hasko, ikona e kinemasë shqiptare! Nga Dukati në skenën e madhe, karriera e jashtëzakonshme e aktorit Breaking News

ARTI NË ZI/ Shuhet Birçe Hasko, ikona e kinemasë shqiptare! Nga Dukati në skenën e madhe, karriera e jashtëzakonshme e aktorit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT