Drake e ndali performancen e tij në një koncert në Sidney, pasi pa se dikush po ngacmonte seksualisht një vajzë në audiencë. Ai pastaj u përball me individin, dhe i kerkoi atij të largohej nga koncerti.
“Nëse nuk ndalon së prekuri vajzat, do të të vij aty dhe do të të mar zvarrë”, u shpreh Drake.
Turma e ka mirëpritur këtë gjest nga ana e Drake duke e duartrokitur.
Vlen të theksohet se kjo nuk është hera e parë që yjet e mëdhenj të muzikës botërore ndalojnë koncertin dhe u kërkojnë fansave të largohen nga koncerti pas veprimeve të turpshme që ata bëjnë gjatë koncertit.
Drake just called out a fan for groping women at his show and it was glorious.
Posted by ATTN: on Mittwoch, 15. November 2017
Përgatiti: AlpeNews.al


