• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Ekspertja e Drejtësisë/ Është vonë për zhbërjen e Gjykatës Speciale
Home
Rajon

Ekspertja e Drejtësisë/ Është vonë për zhbërjen e Gjykatës Speciale

9 January, 2018 Ina.Autor Rajon

Muajin e kaluar në Kosovë pati përpjekje për shfuqizimin e ligjit që çoi në krijimin e gjykatës së Posaçme, ose Dhomave të Specializuara siç quhet në fjalorin juridik. Shtetet e Bashkuara dhe vendet e tjera të Kuintit kanë reaguar me forcë kundër këtyre përpjekjeve. Në këtë fazë gjykata ka filluar funksionimin në Hagë dhe janë caktuar gjyqtarët, por ende nuk janë ngritur aktakuza.

Në një intervistë nga Londra, studiuesja e së drejtës penale ndërkombëtare në Universitetin e Oksfordit, Rudina Jasini, i tha Zërit të Amerikës se arsyeja që ka pasur një reagim kaq të fortë nga vendet e Kuintit është se për ngritjen e shtetit të së drejtës në Kosovë, vendet perëndimore kanë bërë një investim mjaft të madh gjatë një periudhe disavjeçare.

Zonja Jasini tha se fakti që Gjykata Speciale është ngritur në Hagë është pikërisht për të mbajtur standarde të larta procedurale ndërkombëtare të procesit gjyqësor, sidomos për sigurimin e dëshmitarëve, për garantimin e të drejtave të të akuzuarve dhe mbi të gjitha të një barazie midis palëve në procesin gjyqësor. Juristja tha se sigurisht, një shumicë teknike mund të krijohet në parlament për të themeluar një ligj të ri ose për të ndryshuar përmbajtjen e ligjit aktual. Por kjo nuk mund të zhbëjë procesin e ngritjes së kësaj gjykate.

Kjo, tha zonja Jasini, do ta sillte Kosovën në një ngërç të padiskutueshëm juridik dhe do të dëmtonte mjaft rëndë marrëdhëniet me vendet e Kuintit por edhe marrëdhëniet ndërkombëtare. Kjo do të sinjalizonte, gjithashtu, se Kosova nuk e ka marrë seriozisht procesin e trajtimit të krimeve të luftës dhe të atyre të pasluftës.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article 10 mijë euro gjobë për publikimin e fotove të fëmijëve në rrjet
Previous article Ka një arsye pse nuk shikoni asnjëherë të rinj tapë tek 'Reja'

Ina.Autor

Postime të ngjashme

KOSOVË/ Ngrihet aktakuzë ndaj gjashtë serbëve për barrikadat në veri Rajon

KOSOVË/ Ngrihet aktakuzë ndaj gjashtë serbëve për barrikadat në veri

ZGJEDHJET/ Numërohen 99.40% e votave në Kosovë, kryeson Lëvizja Vetëvendosje, sytë mbeten nga 15 kutitë e fundit Rajon

ZGJEDHJET/ Numërohen 99.40% e votave në Kosovë, kryeson Lëvizja Vetëvendosje, sytë mbeten nga 15 kutitë e fundit

ZGJEDHJET NË KOSOVË/ KQZ publikon shifrat: Sa qytetarë kanë ushtruar të drejtën e votës Rajon

ZGJEDHJET NË KOSOVË/ KQZ publikon shifrat: Sa qytetarë kanë ushtruar të drejtën e votës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT