Prej ditësh, disa qarqe ne Shqipëri janë perfshirë nga flakët duke krijuar edhe situatë problematike ditë pas dite. Siç mëson AlpeNews.al nga burime pranë emergjencave civile, vatrat më te fuqishme aktualisht vijnë nga qarku i Vlorës, konkretisht në Tragjas dhe Karaburun.
Në kete te fundit, është shenuar edhe zjarri më i madh i dites së sotme, shkruan AlpeNews.al
Nga ana tjetër, drejt shuarjes janë të paktën 9 zjarre të cilat priten të përfundojnë deri në orët e vona.
AlpeNews.al bën me dije situatën e zjarreve në Shqipëri deri me 31 korrik, ora 17:00.
Aktualisht deri në orën 17. 00 , në bazë vendi janë 11 vatra zjarri të konsiderueshme.
Konkretisht:
Qarku Vlorë ka 2 vatra të fuqishme;
Tragjas,
-Karaburun.
Qarku Gjirokastër ka dy vatra:
Vatra e zjarrit në vedin e quajtur Braçkovë, fshati Kutal nj.ad Piskovë, bashkia Përmet.
Vatra e zjarrit në fshatin Vinokash , Bashkia përmet, Nj.Adm Ballaban, Bashkia Këlcyrë.
Qarku Kukës 3 vatra:
*Zjarri i rënë në Dragobi Nj.Ad Margegaj
*Fshati Mjedë, Bashkia Vau Dejes— 1 Ha. Fikur në orën 9.30 15
*Nj A Malzi Bashkia Kukës vatra e zjarrit po mbahet nën kontroll nga 15 punonjës të NjA .
Qarku Dibër 1 vatër:
*Zjarri i rënë në fshatin Mazhicë, Nj.Adm. Shupenzë.
Qarku Durrës 1 vatër
*Vatra zjarri në pyllin e fshatit Shetaj.
Qarku Tiranë 1 vatër
*Në fshatin Vrap, Njësia Administrative Baldushk, ka rënë zjarr midis fshatrave Garunjë dhe Gjysulkonjë
Sot ora 01.45 është shuar Vatra në Ksamil ( qarku Vlorë)
U riaktivizua vatra e zjarrit në vedin e quajtur Braçkovë, Bashkia Përmet e shuajtor sot në orën 08.00, por u riaktivizuar sërish.
Zjarri më problematik dhe që ka bërë më shumë dëme për ditën e sotme është aii karaburunit i cili ka ditë që ka marrë përmasa. Sot në këtë zonë kanë zbarkuar për mbështetje edhe 40 forca të ushtrisë. Sipërfaqa e përsfirë nga flakët është më shumë se 45 ha.
Gjithëse në terren në bazë vendi aktualisht ndodhen përball flakëve plot 182 forca dhe 40 mjete të MZSH-ve.



