• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 21 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

21 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
EKSKLUZIVE/ 10 pyetje me Pëllumb Piperon: Momenti më i vështirë dhe çfarë do bëj sapo të mbarojë LUFTA
Home
Intervista

EKSKLUZIVE/ 10 pyetje me Pëllumb Piperon: Momenti më i vështirë dhe çfarë do bëj sapo të mbarojë LUFTA

3 April, 2020 F.autor Aktualitet, Breaking News, Ekskluzive, Intervista, Sociale

Pëllumb Pipero, është padyshim figura simbol e luftës me Covid-19 në Shqipëri. Prej javësh, mjeku i infektivit ka shërbyer i palodhur jo vetëm pranë pacientëve por edhe me përgjigjet e çdo pyetje që qytetaret kanë lidhur me situatën duke vënë në dispozicion profilin e tij si dhe numrin personal.

Në një intervistë ekskluzive për AlpeNews.al, Pipero i përgjigjet 10 pyetjeve; nga vështirësitë e momentit si mjek e deri tek veprimi i parë që do të bëjë sapo kjo luftë të mbarojë.

E plotë

1. Momenti më i mirë i këtyre ditëve, më i gëzueshmi?

Momenti kur nxjerim të sëmurë të shëruar nga spitali, veçanërisht çifti i të moshuarve nga Korça!

2. Momenti më i veshtire?

Humbja e një jete!

3. Sa orë në ditë ke fjetur mesatarisht në këtë periudhë?
Jo më shumë se 3-4 orë, dhe ato jo të plota. Na zgjon shpesh zilja e telefonit.

4. Sa ore pa nderprerje ka qenë dita më e gjate e punes në periudhen e pandemise?

Nuk jua them dot, orët duken më të gjata se dita, e veshtirë sidomos vizita e pacienteve në pavjon. I mundon dhe tremb shume vetmia, mungesa e familjareve, e pazakontë kjo për ne shqiptaret. Mundohemi t’jua zëvëndesojmë sado pak, qoftë duke ju perkedhelur edhe dorën ndonjeherë. Ata duan një fjale të ngrohtë, një fjalë që tju trembi friken dhe t’ju kthejë shpresën. Këtë nuk e imagjinon dot kurrë dikush që nuk ka hyre aty asnjehere.

5. Cfare te mungon me shume kete kohe?
Mbesa ime, Mila, më kërkon çdo ditë duke më thënë “o xhyshi, po mua më mori malli shume, une dua të fle me ty” dhe une që deri dje i thosha do vi nesër, dhe shkoja, sot më duket vetja sikur jam në një planet tjetër.

6. Këngë dhe një pice me emrin Pellumb Pipero. Si i keni përjetuar?
Në moshen time njerezit kanë nevoje edhe per nje fjalë të ngrohte, imagjino si e ndjen veten kur të dedikojnë një kenge, apo të ofrojne dhe një picë me emrin tend. Më erdhi mirë!

7. Tërmeti pati simbol Luljeta Bozon, Covid 19 duket se ka Pellumb Piperon. E prisje?

Jo nuk e prisja, por erdhi natyrshëm. Erdhi mendoj si meritë e stafit mjekesor të sherbimit të semundjeve infektive brenda dhe jashtë mureve të spitalit, sa te shtrati i të semurit po aq dhe në media për të keshilluar qytetaret.

8. Nga 1 në 10 sa e vështirë është realisht situata e koronavirusit në Shqipëri?

Shumë e veshtirë, jo nga numrat, por nga të panjohurat. Nuk jemi ende as në gjysmën e pjesës më të vështirë të ecurisë së saj në vendin tonë. Falë masave shtrënguese të qeverisë, asaj që quhet distancim social, pavarësisht reagimit të qytetarëve jo aq sa duhet, nuk e kemi paguar shtrenjtë. Por nëse qytetarët, veçanërisht pensionistët, nuk qëndrojnë në shtëpi, kostoja do jetë shume e lartë.

9. A ke kaluar periudhë profesionale më të veshtirë se kjo e tanishmja?

Kurrë. Jo vetëm unë por te gjithë kolegët e mi kudo qofshin. Madje do të thosha se në shumë aspekte i ngjan Gripit Spanjoll të vitit 1918, 100 vjet më pas.

10. Ç’do doje të bëje ditën e parë që të mbarojë kjo luftë?
Do shkoja të takoja Milen dhe Enean, mbesën dhe nipin dhe do harrohesha me ata ca ditë, të harroja dhe pandemine gjithashtu, por jo mësimet e nxjera prej saj, të cilat nuk vlejnë vetëm për mua dhe ne mjekët, por në radhë të parë e mbi të gjitha për politikbëreëit e mbarë botës.

AlpeNews.AL

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KORONAVIRUSI NË SHBA/ 6 mijë vdekje nga COVID-19, numri i të infektuarve ka arritur në 245 mijë
Previous article KORONAVIRUSI NË MAQEDONINË E VERIUT/ 2 viktima dhe 46 raste të reja brenda 24 orëve

F.autor

Postime të ngjashme

FOTOLAJM/ Bluza me mbishkrimin “Fuck you Blinken”, mbështetësit e Berishës dalin hapur në zemër të protestës Aktualitet

FOTOLAJM/ Bluza me mbishkrimin “Fuck you Blinken”, mbështetësit e Berishës dalin hapur në zemër të protestës

MARSHIMI/ Pas Kryeministrisë, protestuesit rrethojnë edhe AKSHI-n: Rama jep dorëheqjen Aktualitet

MARSHIMI/ Pas Kryeministrisë, protestuesit rrethojnë edhe AKSHI-n: Rama jep dorëheqjen

DALIN PAMJET/ Momenteti kur i riu tentoi të vidhte pikën e karburantit në Krujë Aktualitet

DALIN PAMJET/ Momenteti kur i riu tentoi të vidhte pikën e karburantit në Krujë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT