Në Shtetet e Bashkuara, numri i të konfirmuarve me koronavirus ka arritur në mëse 245 mijë dhe 6056 të vdekur. Në qytetin e Nju Jorkut janë regjistruar mëse 1,560 të vdekur që nga fillimi i pandemisë. Pandemia ka infektuar më shumë se një milion njerëz në të gjithë botën.
Amerika është më e prekur nga COVID-19 sesa çdo vend tjetër në botë.
Vetëm në Luiziana, në 24 orët e fundit, ka pasur mbi 2700 raste të reja pozitive dhe më shumë se 300 vdekje. Një ‘goditje’ që e shtyu Guvernatorin John Bel Edvard të zgjasë urdhrin për “qëndrim në shtëpi” deri më 30 prill.
Virusi nuk tregon shenja të ngadalësimit me 911 vdekje të reja dhe 28.990 raste të reja ditën e enjte, pavarësisht se shumica e vendit janë në mbyllje.
Ekspertët thonë se rreth 200,000 do të vdesin me kalimin e kohës së pandemisë.
Michigan tani ka numrin e tretë më të lartë të vdekjeve në SH.B.A. pasi raportoi një rritje në shifrat e tij në dy ditët e fundit.
Numri i vdekjeve të shtetit kishte arritur në 417 të enjten natën – një rritje prej 82 – me më shumë se 10,791 raste të konfirmuara.
New Jersey është i dyti pas New York me 537 vdekje dhe 25.590 infeksione. Kishte 182 vdekje të reja dhe 3,335 raste të reja në ditën e fundit.
Presidenti Trump, i cili është kritikuar sepse fillimisht u përpoq të ulte në komentet e tij rrezikun nga virusi, ka mobilizuar reagimin e qeverisë federale për ta vënë nën kontroll epideminë.
Më shumë se tre të katërtat e amerikanëve janë nën urdhra për të reduktuar ose ndalur aktivitetin e përditshëm. Në popullatën e ndikuar janë edhe dhjetëra mijëra të burgosur, të cilët u njoftuan të mërkurën se do të mbahen të mbyllur në qeli.
Parqe kombëtare, ndër to edhe Kanioni i Madh janë mbyllur për të mos lejuar turistë. Qyteti i Nju Jorkut ka mbyllur pistat publike të basketbollit, në një kohë që përballet me goditjen më të rendë të epidemisë në Shtetet e Bashkuara.