• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 28 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

28 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Biznes
  • GoodNews
  • Movers
  • Portret
EFEKTET E LUFTËS/ Sejko takon misionin e FMN: Gati për të reaguar, nëse shtrohet…
Home
Ekonomi

EFEKTET E LUFTËS/ Sejko takon misionin e FMN: Gati për të reaguar, nëse shtrohet…

7 March, 2022 F.autor Ekonomi

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, zhvilloi një takim me misionin e Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), të kryesuar nga Yan Sun, shefe e Misionit të FMN-së për Shqipërinë.

Në fokus të bisedës ishte trajtimi i situatës së krijuar nga konflikti Ukrainë-Rusi dhe efektet e saj në ekonominë shqiptare. Temat e diskutuara ishin ecuria e inflacionit, kursi i këmbimit, zhvillimet në sektorin bankar dhe financiar, si dhe orientimi i duhur i politikave ekonomike për t’i paraprirë çdo realiteti të ri ekonomik dhe marrja e masave sa më gjithëpërfshirëse.

Guvernatori Sejko u shpreh se Banka e Shqipërisë po bën vlerësimet e saj mbi balancën e faktorëve të rreziqeve dhe do të rishikojë në vazhdimësi përshtatshmërinë e qëndrimit të politikës monetare.

“Deri para këtij konflikti, ekonomia shqiptare ka shfaqur tendenca të qarta rikuperimi. Vlerësimet e Bankës së Shqipërisë sugjerojnë se ndikimi i situatës së rënduar gjeopolitike do të jetë i pranishëm, kryesisht në formën e çmimeve më të larta për artikujt e importit dhe të lëndëve të para,” tha Sejko.
Guvernatori parashtroi se ekonomia shqiptare ka një ekspozim të vogël direkt ndaj vendeve në konflikt. Po ashtu, ekuilibri i konsoliduar makroekonomik, sistemi i shëndetshëm financiar, rezervat e mjaftueshme valutore, si dhe hapësirat për reagim të politikave monetare e fiskale, janë një garanci më shumë për përballimin e situatave kritike.

 

 

Ai theksoi se sektori bankar paraqitet i qëndrueshëm, me tregues që evidentojnë një ambient financiar të gatshëm për të mbështetur më tej zhvillimin ekonomik të vendit. Së fundi, ai shtoi se Banka e Shqipërisë mbetet e gatshme të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme sipas ligjit, për të mbështetur veprimtarinë bankare dhe kontribuar në stabilitetin e sistemit financiar.

Përfaqësuesit e FMN-së vlerësuan se situata aktuale e konfliktit të armatosur është komplekse. Megjithatë, ata ndanë vlerësimin mbi ekspozimin e ulët direkt të ekonomisë shqiptare, si dhe rezistencën e saj ndaj ndikimit ekonomik e financiar të konfliktit, nëse ky i fundit mbetet në dimensionet aktuale.

Në vijim, ata shtuan se konflikti aktual në Ukrainë dhe sanksionet e vëna ndaj Rusisë shtojnë elementet e pasigurisë mbi pasojat indirekte, pasi tregjet botërore janë shfaqur të luhatshme gjatë ditëve të fundit.
Në përfundim të diskutimeve, u theksua rëndësia e monitorimit të vazhdueshëm të situatës, si dhe koordinimi i politikave nga autoritetet shqiptare duke marrë masat e nevojshme në kohën e duhur.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "NGJASOJ SHUMË ME TË"/ Motra e Dj Dagz surprizon Einxhel live në emision, ja çfarë i tha
Previous article BERISHA MERR SHKODRËN! Përfundon numërimi, Bardh Spahiu fitues, PS renditet e dyta

F.autor

Postime të ngjashme

ÇMIMET E LARTA ZBRAZIN PRIVATËT NË VLORË/ Pushuesit dhe turistët e huaj dynden në plazhet publike Ekonomi

ÇMIMET E LARTA ZBRAZIN PRIVATËT NË VLORË/ Pushuesit dhe turistët e huaj dynden në plazhet publike

18 VITE PUNË PËR TË BLERË NJË SHTËPI/ Tirana ia kalon edhe Parisit, Vjenës e Londrës Ekonomi

18 VITE PUNË PËR TË BLERË NJË SHTËPI/ Tirana ia kalon edhe Parisit, Vjenës e Londrës

MIRATOHEN KREDITË E BUTA PËR PUNONJËSIT E ADMINISTRATËS/ Ministrja Ibrahimaj: 300 kuota të lira, me normë interesi zero Ekonomi

MIRATOHEN KREDITË E BUTA PËR PUNONJËSIT E ADMINISTRATËS/ Ministrja Ibrahimaj: 300 kuota të lira, me normë interesi zero

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT