Punonjësit e termocentralit bërthamor Zaporizhzhia në Ukrainë kohët e fundit paralajmërojnë vazhdimisht për një katastrofë të mundshme bërthamore.
Në dy javët e fundit termocentrali është bërë objekt i sulmeve të vazhdueshme ushtarake ruse.
Punonjësit e termocentralit kanë thënë se janë “të pafuqishëm përballë papërgjegjësisë njerëzore dhe çmendurisë”.
“Sulmet e artilerisë po bëhen çdo herë e më të fuqishme dhe më të rrezikshme”, thonë ata, raporton BBC.
Fabrika, më e madhja në Evropë, është pushtuar nga forcat ruse që nga marsi, megjithëse stafi i saj ukrainas ka vazhduar me operacionet e përditshme. Mesazhi nga punëtorët nuk përmend as Rusinë dhe as Ukrainën, që kanë fajësuar njëra-tjetrën për bombardimet pranë uzinës.
In case a nuclear disaster at Zaporizhzhia nuclear power plant occurred on Aug 15-18, this is how the released airborne radioactive contaminants would probably get dispersed – Ukrainian hydrometeorological institute pic.twitter.com/1dQLcCtt1u
— Myroslava Petsa (@myroslavapetsa) August 18, 2022
Anëtarë nga stafi i objektit po plagosen ose vriten në punë, shtojnë ata, në apelin e publikuar në aplikacionin e mesazheve Telegram.
“Ndaloni dhe mendoni!… Ajo që po ndodh është e tmerrshme dhe përtej sensit të përbashkët dhe moralit”, shkruajnë ata, duke paralajmëruar se një aksident mund të jetë më i keq se katastrofat bërthamore në Çernobil dhe Fukushima.
“Ne dimë të menaxhojmë profesionalisht një reaksion bërthamor, por jemi të pafuqishëm përpara papërgjegjësisë dhe çmendurisë njerëzore”, thonë ata.


