Pasditen e djeshme ra në prangat e policisë Kujtim Çaushi 62 vjeç.
Ky i fundit u kap me një arsenal armësh.
Mësohet se Çaushi është daja i Elton Deliut i cili u ekzekutua bashkë me nënen e tij Flutura Deliu më 27 dhjetor 2008 në shtëpinë e tyre në Tiranë, konkretisht pas godinës së Presidencës në Kryeqytet në rrugën “Perlat Rexhepi”.
Bëhet e ditur se Çaushit iu gjet në një ambient të përshtatur ngjitur me banesën në pronësi të Elton Deliut, snajperë, granata hedhës, dylbi, etj si dhe mjete te blinduara.
Ndonëse banesa kishte pronar Deliun, administrohej nga daja i tij i cili përfundoi në pranga, ndërsa djali i tij Erlind Caushi shpall në kërkim.


