Detaje të reja janë zbardhur nga aksidenti tragjik i ndodhur mëngjesin e së mërkurës në aksin Lezhë–Milot, ku një kamion u përplas me një automjet, duke i marrë jetën një shtetasi nga Kosova.
Viktima është identifikuar si Kadri Behluli, nga Suhareka, ndërsa sipas hetimeve paraprake dyshohet se shkak i aksidentit mund të ketë qenë përgjumja e drejtuesit të automjetit, çka ka çuar në humbjen e kontrollit të mjetit.
Nga ngjarja kanë mbetur të plagosur edhe dy familjarë të viktimës, motra dhe djali i tij, të cilët ndodheshin në të njëjtin automjet. Ata janë transportuar në Spitalin e Traumës në Tirana, ku po marrin trajtim mjekësor dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Drejtuesi i kamionit, shtetasi A.M., është shoqëruar nga policia në Komisariatin e Lezhë, ku po kryhen veprimet procedurale dhe po merren dëshmitë e para mbi rrethanat e aksidentit.
Policia ka bërë të ditur se hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes vijojnë, ndërsa pritet ekspertiza teknike për të përcaktuar shkaqet përfundimtare të përplasjes.


