Detaje të reja kanë dalë në dritë nga aksidenti tragjik i ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në aksin Lezhë-Milot, ku një kamion u përplas me një automjet. Si pasojë e përplasjes humbi jetën shqiptari nga Kosova, Kadri Behluli.
Ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes vijojnë, dyshohet paraprakisht se aksidenti ka ndodhur si pasojë e përgjumjes së viktimës, e cila ka sjellë humbjen e kontrollit të mjetit dhe përfundimin tragjik për shtetasin nga Suhareka.
Siç shihet edhe në foton e mëposhtme, ky është Kadri Behluli, për të cilin përplasja e dy mjeteve rezultoi fatale, duke i marrë jetën në vend.
Nga aksidenti mbetën të plagosur edhe dy familjarë të viktimës, të cilët udhëtonin me të. Bëhet fjalë për motrën dhe djalin e Kadri Behlulit, të cilët ndodhen në Spitalin e Traumës, ku po marrin trajtimin e nevojshëm mjekësor. Fatmirësisht, sipas informacioneve paraprake, ata ndodhen jashtë rrezikut për jetën.


