Javën që vjen në Britani do të nisin kërkimet për Bleona Matën, e zhdukur prej 9 vitesh, e që tani është 16 vjeçe.
Këtë gjë e ka bërë të ditur Altin Hazizaj, drejtor i CRCA.
“Ndërkohe që javën e ardhshme së bashku me Policinë Britanike, Qendrën Britanike për Personat e Humbur dhe BBC do të shpallim kërkimin për Bleonën në Mbretërinë e Bashkuar. Ne urojme qe të kemi të dhëna të reja për Bleonën”,shkruan Hazizaj në Facebook.
Prej dy ditësh është bërë publik një imazh, sesi mund të jetë Belona, tani në moshën 16-vjeçare.
Ekspertët ndërkombëtarë amerikanë në bashkëpunim me alo 116, linja kombëtare e Këshillimit për fëmijët realizuan pamjen e Bleonës sot, me foto nga nëna babai dhe vëllai i saj më i vogël, në përafrimin që ajo ka me familjarët e saj.
Tashmë çështja e Bleona Matës ka marrë një dimension ndërkombëtar.
“Ndërkohe ne jemi duke punuar edhe me Kompaninë Globale AMAZON që programi i tyrë i mirënjohur i inteligjencës artificiale të kërkojë në web çdo foto të mundshme të Bleones, bazuar tek identikiti i saj i ri”, shkruan Hazizaj.
Bleona Mata u zhduk më 22 maj të vitit 2010 teksa kulloste bagëtitë në malin e fshatit Zapod, të Kukësit, shumë pranë banesës së saj së bashku me 5 vajza të tjera . E ëma nuk ka reshtur asnjëherë së kërkuari vajzën.