• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 22 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

22 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
E VRAU DHE E HODHI NË PUS/ Esmerald Balla dëshmon si nisi konflikti me babanë: Më fyente se pse nuk kishte bari te delet
Home
Breaking News

E VRAU DHE E HODHI NË PUS/ Esmerald Balla dëshmon si nisi konflikti me babanë: Më fyente se pse nuk kishte bari te delet

7 September, 2024 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Esmerald Balla, i cili vrau babanë e tij Enver Ballën në Shënavlash dhe e hodhi në pus, ka treguar para hetuesve se si nisi konflikti.

Ai tregon se fillimisht ndodheshin në një makinë dhe kanë shkuar në stallën e tyre të deleve. Kur Enveri ka parë që delet ishin pa bari dhe filloi t’i bërtiste dhe ta fyente.

Aty ka filluar konflikti që përfundoi me shkrepjen e armës, pasi i ati i tregoi që 75 milionë lekët e kursyera i ka gruaja me të cilën dyshohet se kishte një marrëdhënie intime, thuhet në dosjen hetimore.

Sipas Esmeraldit, pistoletën e ka nxjerrë Enveri, por gjatë përleshjes arma është shkrepur dhe plumbi ka qëlluar babanë. Pas kësaj, ai tregon se e ka qëlluar edhe njëherë tjetër Enverin, duke e lënë pa shenja jete.

Esmeraldi pasi kreu vrasjen, me ndihmën e bashkëpunëtorit të tij, Edison Brahaj, ka hedhur trupin e të atit në një pus në fshat.

Më datë 13.08.2024, në mëngjes janë nisur të dy nga shtëpia, babë e bir për në Durrës, për të sjellë qumështin. Ishte ora rreth 08.00. Gjatë rrugës i thotë babai që do të shkojmë nga delet, dhe kur kane arritur afër stallave ka parë delet që ishin në arë, ai ka filluar ta fyejë për faktin që tek kopja e deleve nuk kishte bari dhe delet ishin vetëm.

Pasi kanë zbritur nga makina dhe siç ishte i acaruar pas fyerjeve që vazhdonte t’i bënte babai e ka pyetur nëse e kishte parë kasafortën. I ka thënë që nuk e ka parë a është kasaforta tek dhoma. Babai i thotë që kasafortën e ka marrë nga aty dhe e ka hapur tek Lida, (dyshohet se kishte lidhje jashtëmartesore me Enverin) i ka marrë lekët dhe ta ka lënë të kodra.

Pasi u trondit për këtë fakt, u acarua duke i thënë se “çfarë kishte bërë kështu”, duke ju afruar ka parë që babi ka nxjerrë nga brezi një pistoletë dhe e mbajti në dorë duke e mbushur. Sipas Esmeraldit më pas ai ka mundur t’i kapë dorën dhe ja ka kthyer pas e në këto momente pistoleta është shkrepur dhe babai ka rënë në tokë.

Pasi ja mori armën, i tronditur e ngaqë nuk dinte se çfarë të bënte, thotë ai, e ka qëlluar dhe një herë tjetër me sa kujton. Babai ra në tokë dhe nuk kishte më shenja jete.

Më pas e ka hedhur pistoletën dhe ka marrë kufomën e babait dhe e ka vendosur në furgonin Ford mbrapa dhe ka lëvizur me të rreth një kilometër, ku gjatë lëvizjes i shkoi mendja ta fshehë kufomën tek një pus që ndodhet tek ara e stallat e një bashkëfshatari, ndërsa tregon se për gëzhojat nuk i ka shkuar mendja dhe deklaron se nuk i ka lëvizur. Pas kësaj ka vijuar aktivitetin e tij i stresuar dhe i trembur.

Ai ka deklaruar se më pas ka menduar të bëj kallëzim për humbje dhe ka bërë kallëzimin e po ashtu i ka dërguar dhe një mesazh vëllait nga telefoni i tij për ta bërë të besueshme versionin e humbjes së babait.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PËR LEHTËSIMIN E PROSTATËS/ Efektet e forta të farave të kungullit
Previous article U BË NËNË 14-VJEÇE/ Dëshmia e adoleshentes: Bashkëjetojmë prej një viti, jemi martuar me mblesëri

s.autor

Postime të ngjashme

PËRFUNDON TAKIMI RAMA-MACRON/ Zbardhen detajet e dy orë bisedimeve në Pallatin Elysee Breaking News

PËRFUNDON TAKIMI RAMA-MACRON/ Zbardhen detajet e dy orë bisedimeve në Pallatin Elysee

TENSIONE PARA BASHKISË SË DURRËSIT/ Banorët e Nishtullës në protestë për mungesën e bonusit të strehimit Aktualitet

TENSIONE PARA BASHKISË SË DURRËSIT/ Banorët e Nishtullës në protestë për mungesën e bonusit të strehimit

ZBARDHEN DETAJE/ Si e plagosi 30-vjeçari gruan me thikë? E qëlloi në krah dhe bark... Aktualitet

ZBARDHEN DETAJE/ Si e plagosi 30-vjeçari gruan me thikë? E qëlloi në krah dhe bark...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT