Shqiptari i cili u ekzekutua në Australi disa ditë më parë është Urim Gjabri, raportuan këtë të mërkure mediat australiane. Ndërkohë të tjerë persona janë vënë në pranga nga policia lokale lidhur me ngjarjen.
Mbrëmjen e djeshme u arrestua 23-vjeçari Matt Tenhoopen dhe 20-vjeçarja Bridie McCormack. Sipas policisë, të dy janë pjesë e një bande, që dyshohet se është përfshire në vrasjen e 46-vjeçarit, si dhe grabitjen e një sasi të konsiderueshme droge që ndodhej në banesën ku jetonte viktima, në Adelaide, në lagjen Para Vista.

Tenhoopen akuzohet për vrasje, për krime të rënda kriminale dhe vjedhje, ndërsa vajza po përballet me akuzat se ka bashkëpunuar në vrasje, si dhe ka trafikuar një sasi të madhe kanabisi.

Gjatë fundjavës, është vënë në pranga edhe 35-vjeçari Aaron Carver, si pjesë e së njëjtës bandë.



