• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
E TRISHTË/ Vjehrri vrau dhëndrin në sy të nipit, i afërmi i viktimës: Fëmijët janë traumatizuar! E dimë kush ia ka bërë shenjat…
Home
Breaking News

E TRISHTË/ Vjehrri vrau dhëndrin në sy të nipit, i afërmi i viktimës: Fëmijët janë traumatizuar! E dimë kush ia ka bërë shenjat…

6 June, 2021 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Kushëriri i Kudret Saliajt, i cili u vra me armë zjarri nga vjehrri i tij Mehxhit Picari, ka deklaruar se bashkëshortja e të ndjerit me të cilën ai ishte në proces divorci është e dënuar jo vetëm për dhunë në familje por edhe për akuza të tjera me vendim gjykate. Ai është shprehur se autori dhe vajza e tij e cilësuar tashmë nga policia si bashkëpunëtore në krim, kanë bërë deklarime të rreme.

I afërmi i viktimës hedh poshtë pretendimet e Dhurata Saliajt se ishte dhunuar nga viktima duke kërkuar se në lidhje me këtë gjë duhet të pyetet edhe avokati që mbeti i plagosur mesditën e të premtes. Ai thekson se tre fëmijët janë të traumatizuar duke deklaruar se Kudret Saliaj kishte kërkuar mbrojtje prej sulmeve të së shoqes dhe ishte munduar të largohej prej saj.

“Të merret dosja në prokurori. Ajo është e dënuar për dhunë në familje. Ka akuza të tjera të cilat nuk janë shqyrtuar nga prokuroria. Ka vendime të gjykatave. 3 fëmijët ndodhen në banesën ku jetonte Kudreti.  Janë të pavërteta deklaratat e tyre (Mexhitit dhe bashkëshortes). Ditën para vrasjes na kanë ardhur në banesë, Kudreti jo vetëm nuk e ka sulmuar dhe dhunuar atë, por ka kërkuar mbrojtje prej saj. Ka kërkuar forma të ndryshme për ta larguar.

Goca 9 vjeç djemtë 12 dhe 16 vjeç janë të traumatizuar. Ne nuk na duhet dalja para mediave, ajo që është bërë është bërë, çfarë zgjidh dalja jonë? Pesha më e madhe jona janë fëmijët tani, Kudretin e përcollëm të shkretin, kujdesi ndaj tyre.

 Ata le të dalin në media, s’di ç’të them për ta, ne i kërkojmë drejtësisë të japë drejtësi.  Pretendimi i saj se është dhunuar nga Kudreti e apo shenjat që ka treguar, s’është e vërtetë. E dimë ne dhe e di edhe ajo e prokuroria kush ia ka bërë shenjat asaj. Janë historira të vjetra. Pyeteni avokatin që u plagos, ai e njeh dosjen”, tha kushëriri i Kudretit.

Krimi që tronditi Tiranën ndodhi mesditën e të premtes pranë gjykatës pak para nisjes së seancës gjyqësore për procesin e divorcit mes viktimës dhe vajzës së autorit. Prezent në lokalin ku ndodhi ngjarja ishte edhe djali i madh i çiftit i cili do dëshmonte në seancë në prani të një punonjëse sociale.

Sipas prokurorisë, Mexhit Picari dhe e bija, Dhurata Saliaj, kanë vëzhguar për rreth 30 minuta para vrasjes të gjitha lëvizjet e Saliajt, dhe kanë bashkëpunuar së bashku. Po ashtu, babë e bijë kanë bërë deklarata kontradiktore para hetuesve, duke mos qenë koherent në deklarime. Abcnews.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "HODHA HAPIN E PARË DHE..."/ Edith Harxhi tregon si u njoh me bashkëshortin shkencëtar nga Turqia
Previous article AZMI STRINGA/ DASH, Shqipëria, Bullgaria dhe Thesari Amerikan

F.autor

Postime të ngjashme

"SHQIPËRIA NUK ËSHTË NË SHITJE"/ Londra mbushet kuq e zi, shqiptarët hidhen në protestë: Rama ik Aktualitet

"SHQIPËRIA NUK ËSHTË NË SHITJE"/ Londra mbushet kuq e zi, shqiptarët hidhen në protestë: Rama ik

ARRSH HAP PROCEDURËN/ 6 mbikalime për këmbësorët do të ndërtohen në kilometrat e parë të autostradës Tiranë–Durrës Aktualitet

ARRSH HAP PROCEDURËN/ 6 mbikalime për këmbësorët do të ndërtohen në kilometrat e parë të autostradës Tiranë–Durrës

E RËNDË/ Gjendet i pajetë në lumin Mat ish-oficeri i Gardës, 56 vjeçari vuante nga demenca Aktualitet

E RËNDË/ Gjendet i pajetë në lumin Mat ish-oficeri i Gardës, 56 vjeçari vuante nga demenca

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT