• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
E TRISHTË/ Ndërron jetë në moshën 89-vjeçare aktori legjendar i Hollivudit, Robert Redford
Home
Jetë

E TRISHTË/ Ndërron jetë në moshën 89-vjeçare aktori legjendar i Hollivudit, Robert Redford

16 September, 2025 s.autor Jetë

Aktori legjendar i Hollivudit Robert Redford ka ndërruar jetë në moshën 89-vjeçare. Lajmin e bëri me dije Cindi Berger, drejtoresha ekzekutive e firmës Rogers & Cowan PMK.

Në deklaratë ajo nënvizoi se kishte vdekur në gjumë, por nuk dha një shkak specifik.

I lindur në Santa Monica të Kalifornisë në vitin 1936, ai u zhvendos në Nju Jork në vitet pesëdhjetë me shpresën për t’u bërë piktor, por e gjeti veten të tërhequr nga aktrimi.

Në vitin 1967, ai arriti suksesin e tij në ekranin e madh me rolin e një të sapomartuari në komedinë romantike ” Barefoot in the Park” .

Gjatë një karriere gjashtëdekadëshe, Redford realizoi më shumë se 50 filma.

Dy filmat e tij të preferuar ishin bashkëpunimet me Paul Neëman: Butch Cassidy and the Sundance Kid (1969) dhe The Sting (1973).

Arritje të tjera të rëndësishme në aktrim gjatë karrierës së tij përfshijnë interpretimin e një skiatori në Downhill Racer (1969), një kandidati të ri demokrat në The Candidate (1972) dhe si gazetar investigativ në dramën Watergate, All President’s Men (1976).

Në vitin 1980, ai bëri debutimin e tij si regjisor me filmin “Ordinary People”, i cili fitoi Çmimin për Regjisorin më të Mirë.

Ai themeloi gjithashtu edhe Institutin Sundance, Kinemat Sundance, Sundance Catalog dhe Sundance Channel.

Në vitin 2018, Redford njoftoi se do të tërhiqej nga aktrimi pas publikimit të filmit të tij të fundit, ‘The Old Man and The Gun’, në të cilin luajti përkrah Casey Affleck, Sissy Spacek, Danny Glover, Tika Sumpter dhe Tom Waits.

Robert u martua me Sibylle Szaggars Redford në vitin 2009. Në një artikull në kopertinën e revistës AARP The Magazine, ai tha se gruaja e tij, e cila ishte 20 vjet më e re se ai, ishte një “person shumë i veçantë” dhe i dha atij një “jetë krejtësisht të re”.

Të dy u takuan për herë të parë në vitin 1996 në Sundance Mountain Resort, megjithëse Szaggars, e cila është një artiste multimediale, pranoi më vonë se dinte shumë pak për aktorin.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TRONDIT gazetari: U abuzova për 7 vite nga i forti i lagjes!
Previous article KUVEND/ Opozita braktis sallën, miratohen me 79 vota pro ndryshimet e rregullores

s.autor

Postime të ngjashme

VIKTIMA DHE TEMPERATURA REKORD/ Çfarë është “kupola termike” që po përvëlon Europën? Jetë

VIKTIMA DHE TEMPERATURA REKORD/ Çfarë është “kupola termike” që po përvëlon Europën?

MOMENTE TMERRI/ Pasagjerët qajnë dhe luten pas dy uljeve të dështuara të avionit Jetë

MOMENTE TMERRI/ Pasagjerët qajnë dhe luten pas dy uljeve të dështuara të avionit

DONALD TRUMP JR. MARTOHET NË FSHEHTËSI/ Ivanka “zbulon” dasmën luksoze Jetë

DONALD TRUMP JR. MARTOHET NË FSHEHTËSI/ Ivanka “zbulon” dasmën luksoze

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT