• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
TRONDIT gazetari: U abuzova për 7 vite nga i forti i lagjes!
Home
Aktualitet
Kronikë

TRONDIT gazetari: U abuzova për 7 vite nga i forti i lagjes!

16 September, 2025 s.autor Aktualitet, Kronikë

Gazetari Elton Tozaj ka tronditur me rrëfimin e tij në studion e “Living Day” në Vizion Plus.
Tozaj ka treguar për herë të parë në publik se në moshë të vogël është abuzuar për 7 vite nga një “i fortë lagjeje”, me të cilin jetonin në të njëjtin pallat.

Ai theksoi se kjo dramë ndikoi negativisht për shumë vite në jetën e tij, duke e futur në një qorrsokak, ku shpesh konsumonte alkool dhe lëndë narkotike, pasi vetëm aty gjente pak qetësi.

Por edhe më i rëndë ishte rrëfimi i tij kur tregoi se shpesh ka menduar t’i japë fund jetës.

Pjesë nga biseda:

Elton Tozaj: Jashtë mureve të shtëpisë nuk kam qenë aq i lumtur. Kam qenë fëmijë i shoqërueshëm, i dashur, kjo ka bërë që të jemë viktimë e një abuzimi për 7 vite rresht kur kam qenë i vogël. Unë e gjeja veten të mbrojtur vetëm te mami te babi, te vëllai, te kushërira. Nuk e dija se çfarë ishte, nuk e dija se çfarë kisha kaluar. Por është një gjë që e kam vuajtur shumë. Ka net që nuk fle, pasi ka skena në kokë që më kujtohen në atë kohë.

Brunilda Lahe: Kjo që sapo bëre është një rrëfim shumë i fortë. Për më tepër që ky rrëfim vjen krah nënës tënde. Thua se je abuzuar për 7 vite.

Elton Tozaj: Nëse ka një njeri që më ka ndihmuar, edhe atëherë kur kam tentuar ti jap fund jetës, është nëna ime. Prandaj them që jam krenar dhe do të jem krah saj. Ka raste që më thotë bëj këtej që nesër pasnesër të mos jem. Unë kurrë nuk do ta lejoj që të iki mami para meje.

Ermira (Nëna e Eltonit): E shpreh herë pas here, Kjo më tremb.

Brunilda Lahe: Si e mësove zonja Ermira?

Elton Tozaj: Unë kam përshtypjen që mami e dinte, por nuk ma ka thënë. Njëherë më tha se mamaja jote gjithmonë i kam kuptuar.

Brunilda Lahe: Pra mamaja i ka kuptuar kur ka përfunduar?

Elton Tozaj: E ka kuptuar shumë vonë.

Brunilda Lahe: Shpëtove vetë?

Elton Tozaj: Jo personi që e ka bërë këtë gjë, ka vdekur në 97-ën. Ishte një i fortë i lagjes.

Brunilda Lahe: Person në lagje?

Elton Tozaj: Po komshi në kat të katërt.

Brunilda Lahe: Ku ndodhte abuzimi?

Elton Tozaj: Shokët e babit ishin pedagogë dhe bënin xhiro me biçikleta. Dhe një nga këto raste ishte hajt t’i bëj xhiro Tonit. Pastaj ka qenë dhunë psikologjike e përditshme, pasi ka qenë vetëm 2 kate para nesh. Kam përshtypjen se ishte Zoti ai që e hoqi.

Brunilda Lahe: Nuk gjete forcën ta tregoje për 7 vite?

Elton Tozaj: Kisha shumë frikë. Mendoja se kisha bërë krimin më të madh te jetës time. Ishim shumë injorantë në atë kohë. Nuk kishim informacion.

Brunilda Lahe: A ja ke thënë njeriu në atë periudhë?

Elton Tozaj: Jo, kurrë! Unë e kam folur shumë vonë. Gjej rastin këtu të them Dorit, Xhuli, Ardit miku im më i mirë. Kurrë nuk ja kam thënë familjes time, pavarësisht se këta e kuptuan se çfarë kisha kaluar.

Brunilda Lahe: E kuptuan vite më vonë?

Elton Tozaj: E kuptuan. Mbase mund ta dinin, por nuk e besonin, ose nuk e konceptonin. Por kur shpërtheva para 4 vitesh, sa kishte vdekur babi, pas 2-3 javësh. Kjo gjë më shton pastaj dhe pjesën tjetër që më ndodhi me punën e portaleve. Përfiundova të isha në konsumator i rregullt i alkoolit dhe lëndëve narkotike.

Brunilda Lahe: Vitet e fundit?

Elton Tozaj: Po, mu kthye në një mënyrë jetese, kujtoja se çdo gjë kishte marrë fund, kujtoja se kaq ishte jeta ime. Shpesh shkoja deri aty sa po e bëj për t’i dhënë fund jetës. Gjej ratin t’i kërkoj falje mamit, për gjithçka ka kaluar, për sakrificën që ka bërë. Për mua është grua e hekurt e fortë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article EMRAT/ Vodhën xhiron ditore në një karburant, përfundojnë në pranga dy persona në Librazhd
Previous article E TRISHTË/ Ndërron jetë në moshën 89-vjeçare aktori legjendar i Hollivudit, Robert Redford

s.autor

Postime të ngjashme

"O PLAK I LIGË..."/ Protestuesi mesazh të ashpër Ramës: Mos e detyro turmën të humbasë kontrollin Aktualitet

"O PLAK I LIGË..."/ Protestuesi mesazh të ashpër Ramës: Mos e detyro turmën të humbasë kontrollin

PROTESTA PËR ZVËRNECIN/ Qytetarët para Kryeministrisë: Dorëheqje, Shqipëria nuk është e tradhtarëve Aktualitet

PROTESTA PËR ZVËRNECIN/ Qytetarët para Kryeministrisë: Dorëheqje, Shqipëria nuk është e tradhtarëve

PROTESTA MË E MADHE E PARALAJMËRUAR/ Nis grumbullimi i madh në sheshin “Skënderbej”, qytetarët mbërrijnë në qendër të kryeqytetit Aktualitet

PROTESTA MË E MADHE E PARALAJMËRUAR/ Nis grumbullimi i madh në sheshin “Skënderbej”, qytetarët mbërrijnë në qendër të kryeqytetit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT