Kjo është Margarita Keci, 36 vjeçarja, e cila ka ndërruar jetë në Durrës, dhe sipas familjarëve nuk ka marrë mjekimin e duhur nga 2 mjekët, një në qendrën shëndetësore në Shijak dhe një në Urgjencën mjekësore në Durrës, të cilët po procedohen penalisht.
Nga ana tjetër drejtoresha e Qendrës Shëndetësore të Shijakut, Jonida Çeliku, ka thënë se 36-vjeçarja është vizituar fillimisht nga mjekja e familjes të mëngjes, më pas ka shkuar në shërbimin e urgjencës, por pasi ka marrë trajtim dhe nuk është përmirësuar është nisur në spitalin e Durrësit.
Ndërkohë, pritet autopsia për të zbuluar shkakun e vërtetë të vdekjes së saj.


