• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 23 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

23 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
E trishtë/ Ekzekutimi mafioz, Ndoka la pas gruan e 4 fëmijë. Më e vogla 8 vjeçe
Home
Sociale

E trishtë/ Ekzekutimi mafioz, Ndoka la pas gruan e 4 fëmijë. Më e vogla 8 vjeçe

10 December, 2017 k.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Vritet në pritë vëllai i ish-deputetit të PS-së në qarkun e Lezhës, Arben Ndoka. Persona ende të paidentifikuar qëlluan me breshëri ndaj 48- vjeçarit Aleksandër Ndoka, i cili mbante postet e anëtarit të Këshillit Bashkiak të Lezhës dhe kryeinspektor i IKMT-së për Veriun.

Autorët i janë afruar mjetit “Mitsubishi”, i zi, me targë AA 328 SE, sapo 48-vjeçari ka ndaluar para portës së hekurt të vilës së tij që ndodhet në periferi të qytetit në lagjen “Nënë Tereza”. Porta nuk funksiononte me pult, kështu që zbritja nga mjeti për ta hapur atë ishte një rit i përnatshëm.

Mendohet se autorët që kanë organizuar krimin, i kanë zënë pritë pikërisht në vendin ku Ndoka do të ndalonte me patjetër, duke qëlluar me 15 plumba ndaj tij.

Sipas burimeve nga grupi hetimor, referuar edhe të dhënave nga mjekët ligjorë, në trupin e të ndjerit janë konstatuar 11 plumba, disa prej tyre edhe në kokë, dhe vdekja ka qenë e menjëhershme.

FAMILJA E NDOKËS

Viktima ishte baba i katër fëmijëve, ku sipas të dhënave një vajzë e ka të martuar.

Ndërkaq, djali i tij Samuel Ndoka është i arrestuar, ndërsa djali tjetër i shpallur në kërkim nga Policia e Shtetit. Fëmija i katërt është një vajzë 8 vjeçe, ndërsa e shoqja nuk është në marrëdhënie pune

AUTORËT

Ekspertët e Policisë në vendin e ngjarjes bënë të ditur se autorët, të cilët kanë qenë të paktën dy, kanë dalë nga vendi ku fshiheshin pikërisht kur mjeti i 48-vjeçarit ka ndaluar. Ata nuk kanë pritur që shënjestra të zbriste, por i janë afruar mjetit në kahun e shoferit, duke qëlluar në drejtim të tij në një distancë jo më shumë se rreth tri metra.

Viktima po kthehej nga lokali i tij “Apokalips”, që ndodhet rreth 1 km nga banesa e tij, dhe ka qenë i vetëm. Trupi i tij është konstatuar nga familjarët rreth gjashtë orë pas krimit.

Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur rreth orës 10:30 (orar kur Aleksandër Ndoka kthehej si zakonisht në banesë).

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TOPI I ARTË/ Pele uron Ronaldon për çmimin. Çfarë i tha ai në 'Twitter' (FOTO)
Previous article Familja myslimane që mban çelësat e varrit të Jezu Krishtit në Jeruzalem (Foto)

k.autor

Postime të ngjashme

TENSIONE E PËRPLASJE/ Shkon në 23 numri i të shoqëruarve pas protestës para Parlamentit Aktualitet

TENSIONE E PËRPLASJE/ Shkon në 23 numri i të shoqëruarve pas protestës para Parlamentit

MOTI I KEQ GODET VLORËN TË PREMTEN/ Bashkia u bën thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes: Shmangni lëvizjet e panevojshme Aktualitet

MOTI I KEQ GODET VLORËN TË PREMTEN/ Bashkia u bën thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes: Shmangni lëvizjet e panevojshme

E TRISHTË NË POGRADEC/ Humb jetën një i moshuar pasi pësoi infarkt në plazh Aktualitet

E TRISHTË NË POGRADEC/ Humb jetën një i moshuar pasi pësoi infarkt në plazh

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT