• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 24 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

24 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
E SHTUNA E “ZYMTË”/ Shtatë të plagosur në tri aksidente, dy në gjendje të rëndë
Home
Breaking News

E SHTUNA E “ZYMTË”/ Shtatë të plagosur në tri aksidente, dy në gjendje të rëndë

28 July, 2019 k.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Tri aksidente në një hark të shkurtër kohor, shtatë të plagosur. Tri aksidente janë regjistruar në pak orë në juglindje të vendit, ndërsa janë plagosur 7 persona, mes të cilëve dy në gjendje të rëndë.

Njëri prej aksidenteve është shënuar përgjatë aksit nacional Korçë-Bilisht, ndërsa dy aksidentet e tjerë në aksin KorçëPogradec. Aksidenti i parë është shënuar në aksin rrugor Korçë-Devoll, pranë fshatit Bitinckë, ku ka dalë nga rruga mjeti tip “Citroen”. Për pasojë është dëmtuar drejtuesja e mjetit Iris Rezhda, me profesion gazetare, dhe dy pasagjere në mjet, shtetaset D.H., dhe R.H., të cilat u dërguan për mjekim në Spitalin e Bilishtit, jashtë rrezikut për jetën.Aksidenti-vajzat-tre-korce

 

Tri vajzat udhëtonin nga Bilishti në drejtim të Korçës kur automjeti ka dalë nga rruga, duke përfunduar në kanalin anësor. Pasi u transportuan në spital ku morën mjekimin e nevojshëm, ato u larguan për në banesat e tyre. Por, pak më vonë, edhe dy aksidente të tjera u shënuan në aksin rrugor Korçë–Pogradec.

Aksidenti i parë ka ndodhur vetëm pak minuta më vonë nga ai i Devollit, në aksin rrugor Korçë-Pogradec, pranë fshatit Velitërnë, ku si pasojë e përplasjes së një mjeti mikrobus udhëtarësh tip “Benz” me drejtues shtetasit F.Z. dhe mjeti tip “Opel” me drejtues shtetasin Sh.D. Për pasojë kanë mbetur të plagosur lehtë dy drejtuesit e mjeteve, ndërsa me plagë të shumta nga aksidenti ka mbetur shtetasja V.D., pasagjere në mjetin tip “Opel”, e cila është dërguar për mjekim në Spitalin e Korçës.

Aksidenti i dytë ka ndodhur në aksin rrugor Korçë-Pogradec, pranë vendit të quajtur “Kryqëzimi i Rëmenjit”, ku janë përplasur mjeti tip “Skoda”, me drejtues shtetasin A.Zh., me një ciklomotor, me drejtues shtetasin Sh.S., rreth 35 vjeç, banues në fshatin Gështenjas, Pogradec. Si pasojë e këtij aksidenti ka mbetur i plagosur rëndë 35- vjeçari, drejtuesi i ciklomotorit, i cili ndodhet në Spitalin e Pogradecit nën kujdesin intensiv të mjekëve.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DIELL DHE SHI/ Ja parashikimi i motit për sot (FOTO)
Previous article “STOP INFORMALITETIT”/ Mbyllet një tjetër biznes, Rama: Kush nuk jep kupon...

k.autor

Postime të ngjashme

ARRESTIMI I SHPËTIM ALIUT NË RUSI/ Policia ndan detajet e operacionit, do ekstradohet! Prangoset në Itali edhe i kërkuari për trafikim klandestinësh drejt BE Aktualitet

ARRESTIMI I SHPËTIM ALIUT NË RUSI/ Policia ndan detajet e operacionit, do ekstradohet! Prangoset në Itali edhe i kërkuari për trafikim klandestinësh drejt BE

MBUSHI EVROPËN ME DROGË/ Arrestohet në Rusi Shpëtim Aliu! SPAK e dyshon si bashkëpunëtor me grupet e Dritan Gjikës, Eldi Dizdarit dhe Armando Pacanit Aktualitet

MBUSHI EVROPËN ME DROGË/ Arrestohet në Rusi Shpëtim Aliu! SPAK e dyshon si bashkëpunëtor me grupet e Dritan Gjikës, Eldi Dizdarit dhe Armando Pacanit

VLORA HYSENI DEL PARA GJKKO/ Ish-drejtoresha e SHISH merret nesër në pyetje Aktualitet

VLORA HYSENI DEL PARA GJKKO/ Ish-drejtoresha e SHISH merret nesër në pyetje

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT