• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 21 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

21 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
E RËNDË/ Vdiq pasi priti 15 ditë për t’u shtruar në spital, familja e tij fajëson të pavaksinuarit
Home
Jetë

E RËNDË/ Vdiq pasi priti 15 ditë për t’u shtruar në spital, familja e tij fajëson të pavaksinuarit

3 January, 2022 s.autor Jetë

Familja e Dale Weeks beson se ai ishte një viktimë indirekte e pandemisë COVID-19. Mbikëqyrësi në pension i shkollës së Iowa-s vdiq në fund të nëntorit, gati një muaj pasi u diagnostikua me një infeksion të rrezikshëm, të transmetuar nga gjaku, por që nuk kishte asnjë lidhje me koronavirusin, shkruan The Washington Post

Vajzat e tij mendojnë se ai mund të kishte mbijetuar nëse do të shtrohej menjëherë në një njësi të kujdesi intensiv, ku mund të kishte marrë mjekime të avancuara dhe të kishte kryer një operacion. Por ai qëndroi për 15 ditë në një spital të Njutonit, sepse spitalet në Iowa nuk kishin më vende, sipas familjes së tij.

Spitalet në Iowa ishin të bllokuar prej muajsh me pacientë të sëmurë rëndë nga koronavirusi. Weeks jetoi në qytetin jugor të Iowa-s, Seymour. Kur filloi të ndihej keq, ai mendoi se mund të ishte për shkak të efektit anësor të një vaksine kundër gripit vaksine dhe një vaksinë përforcuese e vaksinës kundër koronavirusit, raporton abcnews.al

Natën e 1 nëntorit, ai u shtrua në spital. Owenson tha se stafi i spitalit të Newton bëri të pamundurën për babain e saj, duke përfshirë dhënien e antibiotikëve intravenoz. Por kur infeksioni vazhdoi të përhapej, familja e pyeti vazhdimisht nëse ai mund të transferohej në një spital më të mirë.

Më 17 nëntor, pas 15 ditësh, ai u dërgua në Spitalet Universitare të Iowa-s me ambulancë. Mjekët thanë se me 25 nëntor se ai kishte nevojë për një operacion për të shpëtuar nga infeksioni që kishte në një arterie afër stomakut, ku vite më parë ai kishte vendosur një unazë.

Operacioni i 26 nëntorit zgjati 17 orë, por Weeks vazhdoi të luftonte, thanë vajzat e tij. Një kirurg i tha familjes se ishte një nga infeksionet më të këqija që kishte parë ndonjëherë. Një operacion i dytë, më i shkurtër nuk arriti ta shëronte atë. Veshkat dhe zorrët e tij nuk po funksionin më.

Ai vdiq më 28 nëntor në moshën 78-vjeçare.

Përfaqësuesit e spitaleve nuk pranuan të komentojnë rastin e Weeks, por thanë se ndiheshin të zhgënjyer që nuk arritën ta trajtonin për shkak të mbingarkesë së spitaleve. Departamenti i Shëndetit Publik të Iowa-s raportoi të mërkurën se gati 82% e personave të shtruar në spital në Iowa për COVID-19 nuk ishin vaksinuar plotësisht, duke përfshirë 88% të atyre në kujdes intensiv. Në përgjithësi, 30% e të rriturve në Iowa ishin vaksinuar plotësisht.

Weeks ishte bashkëshort, baba, gjysh dhe stërgjysh. Ai ishte një ish-mësues, i cili shërbeu si mbikëqyrës shkollash në distriktet Mingo, Woodward-Granger dhe Seymour përpara se të dilte në pension në 2007.

Familja e tij nuk do ta dijë kurrë nëse pandemia ishte përgjegjëse për vdekjen e tij. Ata e dinë se mund të kishte vdekur edhe nëse do të ishte shtruar menjëherë në një spital më të specializuar.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article FUTBOLLISTI DHE GJYQTARJA BUKUROSHE/ Dashuria e pazakontë që lindi pas një kartoni të kuq
Previous article CHELSEA PRET NDJESËN E LUKAKUT/ Situatë shpërthyese, belgu është në kontakt të vazhdueshëm me…

s.autor

Postime të ngjashme

SHOKUESE NË BRAZIL/ Influencerja 22-vjeçare vdes pak javë pas operacionit për gjoksin, ja për çfarë dyshohet dhe misteri i ngjarjes Jetë

SHOKUESE NË BRAZIL/ Influencerja 22-vjeçare vdes pak javë pas operacionit për gjoksin, ja për çfarë dyshohet dhe misteri i ngjarjes

STUDIMI: Foshnjat e lindura nga nëna me anemi kanë tru më të vogël Jetë

STUDIMI: Foshnjat e lindura nga nëna me anemi kanë tru më të vogël

TMERR NË FINANDË/ 27-vjeçari akuzohet për abuzim seksual online ndaj 361 fëmijëve, i kontaktonte nëpërmjet Snapchat-it dhe… Jetë

TMERR NË FINANDË/ 27-vjeçari akuzohet për abuzim seksual online ndaj 361 fëmijëve, i kontaktonte nëpërmjet Snapchat-it dhe…

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT