Një perplasje mes të burgosurve ka ndodhur në burgun e sigurisë së lartë të “Koridhalo-s” në Greqi.
Mediat greke bëjnë me dije se si pasojë e përleshjes kanë mbetur të plagosur dy persona, një 52-vjeçar shqiptar dhe një 28-vjeçar kombësia e të cilit nuk dihet ende. Sipas informacioneve paraprake, 28-vjeçari qëlloi me thikë në qafë dhe krah të burgosurin shqiptar.
Sapo kanë parë skenën, të burgosurit e tjerë kanë goditur autorin me grushte në kokë dhe trup duke e lënë edhe atë të plagosur. Gardianët kanë neutralizuar 28-vjeçarin duke i sekuestruar një thikë dhe një celular të thyer.
Të dy të plagosurit janë derguar në klinikën e burgut ku i është dhënë ndihma e parë mjekësore. Hetuesit po vijojnë punë për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të ngjarjes.


