Një 65-vjeçar është plagosur me armë zjarri ka ndodhur rreth orës 05:00 të mëngjesit të sotëm në fshatin Ngurrëz e Vogël, Lushnjë.
Sipas policisë në rrethana ende të paqarta është plagosur në territorin e jashtëm të banesës së tij, shtetasi Faik Veliu, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.
Ndërkohë shërbimet e Policisë vijojnë krehjen e zonës për të bërë të mundur kapjen e autorit.


