Një plagosje me thikë ka ndodhur në afërsi të zonës së quajtur Trekëndëshi në Korçë.
Raportohet se e plagosur ka mbetur një grua e cila u dërgua në spital për ndihmë mjekësore.
Policia ka identifikuar autorin e ngjarjes, i dyshuari I. Cani, i cili është larguar nga vendngjarja pas plagosjes.
Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje.


