Ngjarje e rende ne Korce. Vret veten me arme zjarri shtetasi Sefedin Zenellari.
Viktima është kunati i 57-vjeçarit, i cili dyshohet se u vra ditën e djeshme.

Mbreme 57-vjeçari Gramos Nako, baba i tre fëmijëve, është gjetur i vrarë në banesën e tij në Lagjen numër 7, në rrugën “Ismail Qemali” të këtij qyteti.
Trupi u gjet nga bashkëshortja dhe fillimisht u dyshua për një vetëvrasje, pasi fqinjët nuk kishin dëgjuar asnjë zhurmë. Mirëpo, nga hetimet paraprake të oficerëve të Policisë dyshohet së në fakt kemi të bëjmë me vrasje.
Nako u gjet i ekzekutuar me armë zjarri nga bashkëshortja e tij, Natasha Nako. Çifti kishte vetëm dy ditë që ishte kthyer nga Turqia, ku ndodheshin me pushime bashkë me fëmijët. “Më datë 08.07.2019, në lagjen nr. 7, në banesë është gjetur nga bashkëshortja shtetasi G.N., 57 vjeç, i pajetë, i vrarë me armë zjarri në rrethana ende të paqarta.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, bëhet e ditur zyrtarisht nga ana e Policisë së Korçës. Pista e vetëvrasjes është përjashtuar nga konstatimi në vendin e ngjarjes i dy gëzhojave të një arme tip pistoletë. Në bazë të dyshimeve të ngritura nga grupi hetimor që po punon për zbardhjen e ngjarjes, dyshohet se 57-vjeçari është vrarë në një tentativë për ta grabitur.




