Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Elbasan, ku një 54-vjeçar ka mbetur i plagosur.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur në fshatin Bradashesh, ku 54-vjeçari është rrëzuar nga lartësia e një pallati që ishte nën rikonstruksion. Viktima, i identifikuar si shtetasi me iniciale L.B. ishte duke punuar në këtë pallat, por aksidentalisht është rrëzuar.
Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe nëse kompania që po merrej me rikonstruksionin kishte përmbushur kushtet e sigurisë për punonjësit. Ndërkohë, 54-vjeçari ndodhet në spital, në gjendje të rëndë.


