Një 47-vjeçar në Durrës është gjetur i vdekur në banesën e tij në lagjen nr.17 të qytetit.
Sipas njoftimit të policisë, ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme (05.09.2018), ndërsa viktima është shtetasi me inicialet A.K..
Nga veprimet e kryera rezultoi se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale.
Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës.