Gjyqtari në Gjykatën e Korçës, Besnik Shehu është kërcënuar me jetë nga dy persona mëngjesin e sotëm.
Gjyqtari është kërcënuar nga Emin Myrtollari dhe Muhamet Hoxha dhe denoncimi është bërë nga vetë gjyqtari në komisariatin e Korçës, ndërsa policia është duke vijuar hetimet.
Sipas gjyqtarit, shkak është bërë një çështje civile lidhur me pronësinë.