Një 50-vjecar është gjendur pa shenja jete mëngjesin e sotëm në Prishtinë.
Biznesmeni i identiffikuar si Ilaz Beqiri është gjetur në zyrën e tij i vdekur, rreth orës 09:00.
Ai ishte pronari i një agjensie turistike në Kosovë dhe dyshimet e para janë se 50-vjecari mund të jetë vetëvrarë.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 09:30 kemi marrë informatën për një person pa shenja jete në një objekt në rrugën ”Garibaldi” në Prishtinë.Menjëherë njësiti policor dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendngjarje, ku nga ekipi mjekësor është konfirmuar se personi (mashkull) është pa shenja jete. Aktualisht hetuesit policorë në koordinim me prokurorinë kanë nisur hetimin për rrethanat qe karakterizojnë ngjarjen.


