Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Cërrik.
Burime bëjnë me dije se është rrëzuar një shtyllë e energjisë elektrike në oborrin e një shkolle në fshatin Gostimë, bashkia Cërrik.
Për pasojë janë lenduar 4 nxenës. Tre prej tyre gjenden në gjendje më të mirë, ndërsa i katërti në gjendje të rëndë shëndetësore.
Është bërë e mundur transportimi i tyre për në spital. Ende nuk dihen identitetet e nxënësve të lënduar.


