Kryeministri Edi Rama ka uruar ‘gëzuar Halloween’ nëpërmjet dy postimeve në Instagram.
Rama është tallur me ish-kryeministrin Sali Berisha teksa ka vendosur fytyrën e tij një skelet me një kungull mbi kokë dhe kreun e PD, Lulzim Basha të shndërruar si një lakuriq nate.
Nëpërmjet video-montazheve të postuara Rama uron festën e Halloweenit.
Gojëdhëna thotë se për Halloween mblidhen shpirtrat e të vdekurve të 12 muajve të vitit të shkuar, pasi ata kanë larë mëkatet e tyre.
Mesa duket kjo është një ironi e përdorur nga ana e Ramës ndaj Bashës dhe Berishës.


