• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 24 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

24 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
E RËNDË/ 23 vjeçarja qëllohet për vdekje nga partneri disa javë pas fejesës
Home
Jetë

E RËNDË/ 23 vjeçarja qëllohet për vdekje nga partneri disa javë pas fejesës

14 September, 2021 s.autor Jetë

Një studente për doktoreshë është qëlluar për vdekje nga i fejuari i saj xheloz, disa javë pasi ai i kishte propozuar gjatë pushimeve romantike.

23 vjeçarja Ana Fantaziu, u qëllua për vdekje në shtëpinë e familjes kur i fejuari nisi të konfliktohej me prindërit e saj dhe nxori armën.

28 vjeçari Roman Vlasă, kishte ardhur për të takuar vjehrrit e tij në Moldavi në 12 shtator, por vizita përfundoi me vrasjen e të fejuarës, para se ai të kthente armën nga vetja.

Babai i vajzës së re tha se kishte pasur një debat mes familjes dhe Vlasă, i cili përshkruhej si “xheloz” nga miqtë e tij.

Babai i Ana kishte dalë nga shtëpia për të kërkuar ndihmë kur dhëndri i tyre i ardhshëm po i kërcënonte me armë. Por më pas dëgjoi dy të shtëna.

Policia gjeti më pas trupat e studentes së infermierisë dhe të të fejuarit të saj në shtëpinë familjare në fshatin moldav të Fundul Galbenei.

Çifti njiheshin prej dy vjetësh para se të fejoheshin.

Një mike i tyre tha: “Ata kishin pasur një marrëdhënie të bukur. Kishin qenë kohët e fundit për pushime në Rumani dhe aty i kishte propozuar për martesë.

“Në martesën time ajo kishte pritur buqetën e luleve.”

Ndërsa infermierja Maria Buzu, shtonte: “Ata kishin një marrëdhënie të bukur por ai ishte shumë xheloz. Ne e kishim diskutuar këtë. Ajo ishte një vajzë e jashtëzakonshme, donte të bëhej doktoreshë, e donte shumë punën e saj”.

Policia konfirmoi detajet dhe thotë se po heton për tragjedinë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PROTESTAT NË AFGANISTAN/ Talebanët dëbojnë qytetarët nga shtëpitë për të strehuar luftëtarët
Previous article ANALIZA/ Allegri nuk njeh ende lojtarët, ja si mund ta rilindë Juventus

s.autor

Postime të ngjashme

SHOKUESE NË BRAZIL/ Influencerja 22-vjeçare vdes pak javë pas operacionit për gjoksin, ja për çfarë dyshohet dhe misteri i ngjarjes Jetë

SHOKUESE NË BRAZIL/ Influencerja 22-vjeçare vdes pak javë pas operacionit për gjoksin, ja për çfarë dyshohet dhe misteri i ngjarjes

STUDIMI: Foshnjat e lindura nga nëna me anemi kanë tru më të vogël Jetë

STUDIMI: Foshnjat e lindura nga nëna me anemi kanë tru më të vogël

TMERR NË FINANDË/ 27-vjeçari akuzohet për abuzim seksual online ndaj 361 fëmijëve, i kontaktonte nëpërmjet Snapchat-it dhe… Jetë

TMERR NË FINANDË/ 27-vjeçari akuzohet për abuzim seksual online ndaj 361 fëmijëve, i kontaktonte nëpërmjet Snapchat-it dhe…

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT