• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
E PLOTE/ Zbardhet biseda e fundit e Adelajdës me miken
Home
Aktualitet

E PLOTE/ Zbardhet biseda e fundit e Adelajdës me miken

30 October, 2017 Redaktor2 Aktualitet

Gazetarja 31-vjeçare, Adelajda Xhamani, ndërroi jetë papritur dje në orët e para të mëngjesit. Në vijim të hetimeve për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, edhe pse është regjistruar si vdekje për shkaqe natyrore, oficerët e Policisë i kanë marrë një deklarim shoqes së Adelajda Xhamanit, si personi i fundit që ka komunikuar me të.

Burime nga grupi hetimor thanë se vajza ka sqaruar në polici se çfarë ka biseduar me gazetaren në orët e para të mëngjesit, kur ajo i ka telefonuar për t’i kërkuar ndihmë.

“Më tha që nuk po mbushej dot me frymë”, është shprehur mikesha e 31- vjeçares para oficerit të Policisë.

Nga ana tjetër, ajo është pyetur edhe për ndonjë dyshim që mund të kishte rreth ndonjë problemi shëndetësor, apo sëmundjeje që mund të kishte pasur Adelajda.

Mësohet se mikesha e saj ka deklaruar se Adelajda ka pasur dyshime për epilepsi, madje kishte bërë edhe vizitat e nevojshme te mjekët një vit më parë, por ata nuk i kishin dhënë mjekim për këtë sëmundje.

Dyshimet e saj kishin lindur pas një problemi me humbjen e ekuilibrit dhe të ndjenjave dy vite më parë. Megjithatë, aktualisht Adelajda nuk merrte asnjë lloj mjekimi.

“Më datë 29 tetor 2017, rreth orës 05:10, në rrugën e Thesarit, është gjetur e vdekur në banesën e saj shtetasja Adelajda Xhamani, 31 vjeçe, e cila jetonte vetëm. Nuk ka shenja dhune. Shtetasja e mësipërme vuante nga epilepsia. Pritet vendimi i mjekut ligjor”, thuhet në njoftimin zyrtar të Policisë së Tiranës.

Burime nga Policia thanë se epilepsia është përmendur vetëm në bazë të deklarimeve të mikeshës së saj, por dyshimet paraprake të mjekëve ligjorë flasin për një arrest kardiak.

Vdekja e saj paraprakisht dyshohet të ketë ardhur për shkak të një arresti kardiak. Ajo ndodhej e vetme në apartamentin ku jetonte me qira, në rrugën “Muhamet Deliu”, kur ka nisur të ketë shqetësime.

Rreth orës 5 të mëngjesit, ajo i ka telefonuar shoqes së saj, duke i kërkuar që të lajmëronte një ambulancë, pasi nuk po mbushej dot me frymë. Mikesha e Adelës i ka telefonuar ambulancës dhe njëkohësisht edhe familjes së saj, duke i njoftuar për gjendjen shëndetësore.

Në momentin që stafi i ndihmës së shpejtë ka arritur në shtëpinë e 31-vjeçares, ajo është gjetur pa ndjenja dhe është dërguar me urgjencë në Qendrën Spitalore “Nënë Tereza”, por ka qenë shumë vonë. Ajo kishte ndërruar jetë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Sfida Partizani i Beogradit-Skënderbeu, UEFA cakton arbitrin
Previous article Angela Merkel për Der Spiegel, ilaçi im kundër mendjemadhësisë

Redaktor2

Postime të ngjashme

"NA FUNDOSËT. DO BËNI DETYRËN?" Xhaxhai i policit të vrarë në Maliq i drejtohet me lot në sy Presidentit Begaj në homazhe: Merrni masa, po na vriten djemtë Aktualitet

"NA FUNDOSËT. DO BËNI DETYRËN?" Xhaxhai i policit të vrarë në Maliq i drejtohet me lot në sy Presidentit Begaj në homazhe: Merrni masa, po na vriten djemtë

TË SHTËNA ME ARMË NË TIRANË/ Dy vëllezërit përfundojnë në spital (EMRAT) Aktualitet

TË SHTËNA ME ARMË NË TIRANË/ Dy vëllezërit përfundojnë në spital (EMRAT)

"TË PËRGJIGJET PARA LIGJIT AI QË DHA URDHRIN"/ Xhaxhai i Enea Mekollit: Nuk shkohet me 6 policë në aksion Aktualitet

"TË PËRGJIGJET PARA LIGJIT AI QË DHA URDHRIN"/ Xhaxhai i Enea Mekollit: Nuk shkohet me 6 policë në aksion

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT