• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 16 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

16 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Angela Merkel për Der Spiegel, ilaçi im kundër mendjemadhësisë
Home
Botë

Angela Merkel për Der Spiegel, ilaçi im kundër mendjemadhësisë

30 October, 2017 F.autor Botë

Në një intervistë me revistën gjermane “Der Spiegel” kancelarja gjermane flet hapur për mënyrën se si e sheh politikën dhe përse ende dëshiron t’i shërbejë vendit.

“Po ia fillojmë menjëherë”. Me këto fjalë kancelarja gjermane Angela Merkel i ka pritur gazetarët e “Der Spiegel” në intervistë.

Shumica e mediave në Gjermani shtrojnë pyetjen nëse është i drejtë vendimi i Angela Merkel për të kandiduar për herën e katërt për postin e kancelares.

Fizikania Merkel, e brumosur me etikën protestante të punës, i tha «Der Spiegel» se deri në nëntorin e kaluar kishte menduar nëse do të kandidonte sërish dhe në fund kishte ardhur në përfundim se «jam si deri më tani kureshtare – ndaj njerëzve dhe mbi atë se si po ndryshojnë jeta dhe vendi, dhe ndaj detyrave, të cilat i parashtron politika. Mendoj se kjo është më e rëndësishmja: që të mos besosh se i di të gjitha».

Në pyetjen e gazetarëve se çfarë mekanizma shfrytëzon për t’i ikur mendjemadhësisë dhe varësisë nga pushteti, Merkel u përgjigj shkurt: “Lexoj artikuj kritik në shtyp”.
Në vijim ajo shtoi: “Si kancelare unë jam nën vëzhgim të përhershëm të opinionit publik dhe të mediave – dhe kështu duhet të jetë”.

Për mua me rëndësi janë bashkëpunëtoret dhe bashkëpunëtorët, të cilët qartë më thonë se si i shohin gjërat.

Një indikator tjetër i rëndësishëm është atmosfera në qarkun tim zgjedhor. Kur jam atje – dhe atje jam shpesh -, askush nuk është i emocionuar apo i habitur që po takon kancelaren. Aty menjëherë më tregojnë se çka po ecën mirë dhe çka jo».

Këtë të diele Merkel do të marrë pjesë në duelin televiziv me sfiduesin e saj nga Partia Socialdemokrate, Martin Schulz.

Kancelarja është e bindur se ky format televiziv është i rëndësishëm dhe rast për miliona shikues që ta kenë të qartë se çfarë politike ofrojmë Martin Schulzi dhe ajo  në katër vitet e ardhshme.
Zgjedhjet parlamentare në Gjermani do të mbahen më 24 shtator. Anketat parashohin një fitore të partisë konservatore CDU të kancelares Merkel.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E PLOTE/ Zbardhet biseda e fundit e Adelajdës me miken
Previous article ALFRED PEZA/ Për kë bien këmbanat e Vishos!

F.autor

Postime të ngjashme

NATO NË ALARM/ Fregata ruse lëshon dy raketa drejt një helikopteri danez Botë

NATO NË ALARM/ Fregata ruse lëshon dy raketa drejt një helikopteri danez

KANADAJA HYN NË LOJË/ Zelensky zbulon paketën e re të armëve për Ukrainën Botë

KANADAJA HYN NË LOJË/ Zelensky zbulon paketën e re të armëve për Ukrainën

ZGJEDHJET PARLAMENTARE NË SUEDI/ Sondazhet: E majta kryeson me 51%! Ekstremi i djathtë pëson rënie Botë

ZGJEDHJET PARLAMENTARE NË SUEDI/ Sondazhet: E majta kryeson me 51%! Ekstremi i djathtë pëson rënie

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT