Një makinë e shkrumbuar është gjetur mbrëmjen e sotme në zonën në Balldren të Lezhës.
Makina, me targa Aa377kh benz blu 250, e cila u gjet në zonën e Kakarriqit, është shkrumbuar plotësisht, ndërsa sipas policisë dyshohet se ajo është përdoruar për grabitje, përpara se të shkrumbohej.
Për momentin nuk dihen kush janë autorët apo pronari/ët e makinës, ndërsa policia po heton për zbardhjen e plotë të ngjarjes.


