Një oficer policie në Filipine u vra nga një gjel gjatë bastisjes së një aktiviteti ilegal të luftës mes gjelave.
Ngjarja ka ndodhur në provincën e Samarit Verior.
Togeri Christine Bolok u godit nga një teh çeliku i mprehtë, që zakonisht u lidhet në këmbë gjelave gjatë dyluftimit mes tyre.
Tehu i preu kofshën e majtë, duke i prerë arterien femorale. Ai u dërgua me urgjencë në spital por u shpall i vdekur fill pas mbërritjes.
Luftimi mes gjelave është i ndaluar gjatë pandemisë së Covid-19.
Para pandemisë, ky aktivitet lejohej vetëm në kabinat e licencuara të dielave dhe gjatë zyrtare kombëtare apo lokale që zgjasnin maksimumi tre ditë.
Shefi i policisë provinciale, koloneli Arnel Apud shprehu keqardhjen e thellë, duke deklaruar se një gjë e tillë nuk kishte ndodhur ndonjherë.
“Nuk mund ta besoja kur më njoftuan. Kjo është hera e parë në 25 vitet e mia si polic që kam humbur një koleg për shkak të luftës së gjelave.”
Tre persona u arrestuan dhe shtatë gjela luftarakë u konfiskuan.
Lufta e gjelave është shumë popullore në Filipine, duke tërhequr turma të mëdha që vendosin baste për rezultatin mes shpendëve


